Shqipëria do të përfitoi miliona euro nga kualifikimi për në Kampionatin Evropian të Futbollit që do të zhvillohet në Francë.
Kampionati Europian është mjaft fitimprurës për çdo ekip që arrin që të kualifikohet, pasi UEFA, të drejtat televizive, por edhe sponsorët e ndryshëm sjellin përfitime marramendëse, sidomos për federata të vogla, si në rastin konkret të Shqipërisë.
Çdo ekip që do të jetë në mesin e 24 kombëtareve në Francë në qershorin e vitit të ardhshëm do të arkëtojë 12 milionë euro, pa shtuar këtu të ardhurat nga sponsorët e ndryshëm, të cilët nuk janë të paktë në evente të tilla.
Por, fitimet nuk mbyllen me kaq, pasi për çdo fitore në grup çdo ekip do të fitojë 1 milion euro, teksa barazimi llogaritet në vlerën e 500 mijë Eurove.
Nga një llogaritje e thjeshtë Shqipëria do të shpërblehet me mbi 15 milionë euro, duke përfshirë ecurinë jo më shumë se faza e grupeve dhe sponsorët, teksa baza fillon nga 12 milionë euro, ndërsa me plus 5 milionë eurot e grupeve shifra arrin 20 milionë euro.
UEFA llogaritet që për pjesëmarrësit në Kampionatin Evropian të shpërndarë afro 300 milionë euro. Ndërsa fituesi i kampionatit Europian të Francës llogaritet që të përfitojë 30- 35 milionë euro.
Redaksia Online
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com