Raporti vjetor i Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave, e rendit Shqipërinë si vend që kultivon kanabis.
“Shqipëria është e lidhur me rritjen e kultivimit të kanabisit”,- thuhet në Raportin Europian të Drogës.
Ky raport tregon hartën e vendeve ku kultivohet kanabis, por edhe vendet që e blejnë atë.
“Raportet e fundit e vënë theksin në ndryshimet në rrugën e trafikut të narkotikëve, me rritje të trafikut si të barit të kanabis ashtu dhe vajit të kanabisit nga Ballkani Perëndimor, veçanërisht Shqipëria, e lidhur me rritjen e kultivimit të kanabisit në këto vende”, thuhet në raportin vjetor të EMCDDA për vitin 2017.
Greqia, ku prodhohet gjithashtu kanabisi, është një pikë e rëndësishme hyrëse në BE për kanabisin shqiptar, që shpërndahet në disa shtete anëtare, përfshirë Italinë, Kroacinë, Hungarinë, Republikën Çeke dhe Austrinë. Një pjesë e kanabisit shqiptar mund të shitet dhe në Europën perëndimore, si në Gjermani, ose Francë. Për më tepër, Europol bën të ditur se kanabisi me fuqi të ulët trafikohet në Holandë dhe përdoret për të prodhues kanabis të fortë, që më pas destinohet për tregjet e Mbretërisë së Bashkuar.
Shqipëria dhe Holanda duket të jenë nyjet kryesore të shpërndarjes për vajin afgan të kanabisit (Europol, 2015d), sipas raportit të Tregjeve të Drogave në Europë 2016 .
Raporti thekson se grupet shqiptare të krimit të organizuar vlerësohet se janë të përfshirë në tregtimin e vajit Afganistan të kanabisit, kryesisht në Europën Qendrore dhe Lindore përmes Holandës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Menjëherë pas publikimit të raportit ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj. Në një njoftim për shtyp Ministria e Brendshme thotë se Dritan Demiraj “është thellësisht i angazhuar për ta nxjerrë Shqipërinë nga harta e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike”.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, Demiraj ka filluar një komunikim intensiv jo vetëm me drejtuesit e Policisë, por edhe me drejtuesit e agjencive të tjera, si Drejtorin e Shërbimit Informativ, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Prokurorin e Krimeve të Rënda, për të pasur një reagim më të koordinuar për një luftën ndaj kultivimit të kanabisit.
“Kjo luftë do të shtrihet që nga kontrolli tërësor i territorit të Republikës së Shqipërisë deri tek shkatërrimi i grupeve kriminale që merren me trafikimin e lëndëve narkotike dhe të implikuarve nga radhët e punonjësve të Policisë”, - thotë Ministria e Brendshme.

(Harta te raportit)
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com