​Reforma në Drejtësi, kalon ligji
për Prokurorinë, PD nuk e voton

​Reforma në Drejtësi, kalon ligji<br />për Prokurorinë, PD nuk e voton
Organi i akuzës do të funksionojë ndryshe pas shtatorit. Komisioni i Reformës në Drejtësi miratoi ligjin për organin e akuzës që i heq kompetencat Adriatik Llallës të emërojë, transferojë e ndëshkojë prokurorët e rretheve. Po ashtu dhe nuk mund t’i heqë atyre nga duart dosje të caktuara mbi të cilat kanë nisur hetimet.

Ashtu si dhe për Ligjin e Vetingut, opozita ndonëse e pranishme në sallë nuk ka votuar për nismën, pavarësisht se kishte sjellë një opinion ku shprehte kundërshtitë me variantin që po miratohej. Disa nga vërejtjet u morën parasysh, por jo mjaftueshëm, sipas PD.

U përpoqëm që të përmirësojmë maksimalisht defektet që ka drafti i paraqitur në Komision. Ligji shkon dhe përkeqëson rolin e prokurorit të përgjithshëm duke dobësuar çuar gravitetin tek prokurorët e prokurorive në rrethe. Kjo nuk është parashikuar në Kushtetutë. Mazhoranca refuzoi që të bënte atë që bëri dje në lidhje me ligjin për SPAK që të kishte një dispozitë transitore që do të rregullonte vazhdimin e Prokurorit të Përgjithshëm deri në ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Me pretendimin se ky tranzicion do të ishte antikushtetues, kjo bie ndesh me atë që bëmë dje” tha Bylykbashi.

Prokuroria në Republikën e Shqipërisë është çështje e mbyllur qartë me ndryshimet ligjore të bëra në 21 korrik. Roli dhe funksioni i prokurorisë është përcaktuar qartasi në Kushtetutë. Kushtetuta garanton pavarësinë e punës së prokurorëve dhe tashmë Zot i çështjes dhe hetimit do të jetë prokuroi i hetimit. Çështja e konfigurimit kushtetues të prokurorisë është e zgjidhur me miratimin e Kushtetutës” tha Ulsi Manja. 

Krahas specifikimit që prokuroria funksionon sipas ligjit të vjetër deri në hyrjen në fuqi të ndryshimeve kushtetuese, PD propozonte dhe ndryshimin e kritereve për zgjedhjen e kryeprokurorit, saktësimin e marrëdhënies së tij me ministrin e Drejtësisë dhe masat ndëshkimore që merren ndaj kreut të akuzës nëse ka punuar dobët.

Ligji pritet të votohet në seancën e 22 shtatorit së bashku me atë për Byronë kombëtare të Hetimit, pasi OBDAT të sjellë variantin e tij mbi të vetmin nen që ndan palët.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron