Dënimi i Salianjit, Nallbati te '5 pyetjet': Hakmarrje politike! Lapaj: Drejtësia standard të dyfishtë

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, e quan një hakmarrje politike dënimin e Ervin Salianjit për kallëzim të rremë në dosjen Babale. I ftuar në Report Tv, Nallbati po ashtu tha se ky dënim është një mesazh i Ramës, që kush flet kundër tij, do pësojë të njëjtin fat.

“Hakmarrje politike e Fatmir Xhafës që e deklaronte rëndomë nëpër tavolina kudo ku ulej, që ia më prishi karrierën dhe unë do i prish karrierën. Vendim i një gjykate të disa gjyq ë kanë kaluar vetingun e problematika të theksuara, me ndërhyrjen e Xhafës për bezatin. Ka qenë kërkesë e komsionerit për ta shkarkuar, dhe ka ndërhyrë Xhafaj, dhe me votën e Xhafajt është emëruar në apel.

Arsyeja e dytë është Rama që është duke i dhënë një mesazh jo vetëm Salianjit dhe opozitës, por çdo shqiptari që kush guxon të flasë kundër qeverisë do pësojë këtë fat”, tha Nallbati në Report Tv.

Nga ana tjetër, kreu i ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj në emisionin ‘5 Pyetjet’ nga gazetari Ilir Babarami, tha se rasti ‘Salianji’ tregoi standardin e dyfishtë të drejtësisë.

Salianjin e kam përballë politikisht, por kjo s’më bën të mos them të vërtetën. Të shkojmë te standardi i dyfishtë. Në gjithë jurisprudencën e 20 viteve të fundit, s’më rezulton të jetë mbajtur një praktikë e dënimit me burg në kushtet e Salianjit, i padënuar më parë, mbi faktin që është bërë debati ka pas të drejtë, se ai ishte i dënuar. Fakti është i vërtetë në finale. Edhe nëse e ka konsumuar veprën në kuptim të ligjit, rrezikshmëria ka qenë e ulët. Parashikohet gjobë ose burg deri në 5 vjet. Praktika e mëparshme ka mbajtur variantin e gjobës. Si ka mundësi drejtësia jonë në një rast të tillë për një denoncim publik të vërtetuar shkon nga ana e burgut dhe jo e dobët e dispozitës. Të nesërmen GJL e ktheu në apel çështjen e PD, çfarë është ky standard i dyfishtë. Fut Salinajin në burg, po e ka shkel po, dënoje me gjobë.

Nga ana tjetër, analisti Lavdrim Lita i tha deputetit të PD, që dy prej gjyqtareve të Apelit që dënuan Salianjin i dhanë vulën Berishës më 11 qershor.

“E njëjta trupë gjykuese kanë qenë të gjyqi i vulës, ose kanë qenë të kapur atëherë dhe s’janë tani. Më 11 qershor ato kanë qenë zonja të nderuara, e ka thënë sekretari i përgjithshëm, Berisha. Tani kanë dënuar Salianjin në mënyrë të padrejtë. Më 11 qershor është e njëjta trupë gjykuese”, tha Lita.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:52
‘Ku i gjeni lekët’, Lapaj kapet me deputetin e PD: 500 euro çdo ditë për ekranin led poshtë ballkonit të Berishës? Po makinat e tipit të fundit

Kreu i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ është përplasur me deputetin e PD, Bledion Nallbati në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv. Nallbati e pyeti Lapajn se me çfarë lekësh i financon takimet.

Nga ana tjetër, Lapaj e pyeti Nallbatin se ku i gjejnë lekët për të paguar çdo ditë nga 500 euro ekranin led poshtë ballkonit të Berishës, ku i gjejnë lekët për të sjellë njerëzit me autobusë në bulevard, apo për të lëvizur me makina të tipit të fundit.

Bledion Nallbati: Më thuaj si i financon takimet.

Adriatik Lapaj: Faleminderit që më pyete. Gjithë shqiptarët që na shihni, i ftoj të futen në internet, www.shqiperiabehet.al, futen tek dhuro, fusin vlerën. Esma i ka futur tani live 52.45 euro...

Gazetari Ilir Babaramo: Nuk është ky emision për të mbledhur fonde.

Bledion Nallbati: Sa të kanë dhënë deri tani, mblidhi iher gjitha sa të dalin. Se di ti bësh mirë shumëzimet dhe pjesëtimet.

Adriatik Lapaj: Dilni thoni ku i gjeni lekët, që ka 200 ditë aty te rruga dhe mbahet një ekran led që kushton 500 euro në ditë. Dilni ju tregoni ku i gjeni lekët me sjell njerëzit me autobusë në bulevard. Ku i gjeni lekët që lëvizni me makina të tipit të fundit. Bëni dhe ju transparencë si unë.

Bledion Nallbati: Ky zotëria që na tregon ne ku i gjejmë lekët. PD është një parti që në ditën më të zezë ka marrë 500 mijë vota. E pse e pyeta, se unë e di mirë ca kostosh që kanë takimet.

Adriatik Lapaj: Meqë e dini mirë, ku i gjeni lekët?

Ora 22:30
‘Nuk marrim pjesë’, Lapaj ironizon protestën e PD: U zunë me partnerin! Kur janë mirë bëjnë sikur s’të njohin, bëjnë marrëveshjet me Ramën

 

Kreu i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, i ftuar në Report Tv thotë se nuk do marrë pjesë në protestën e thirrur nga PD më datë 7 tetor, pas dënimit të Salianjit. Me ironi, Lapaj thotë se u zunë me partnerin dhe dalin në protestë, e kur janë mirë bëjnë marrëveshje me Ramën.

Adriatik Lapaj: Zihen këta me partnerin dhe të shkojmë neve në protestë. Këta në korrik shkuan dhe mbyllën listat. Pse të shkojmë ne. Ne në datë 7 do jemi në qytetin e radhës, strukturim, takime në diasporë. Kur janë mirë këta bëjnë sikur s’të njohin dhe bëjnë marrëveshje me Ramën.

Bledion Nallbati: Politika bëhet kështu si thua ti, të copëtoj sa më shumë nga votat e opozitës, ky është shërbimi më i mirë ndaj Ramës.

Adriatik Lapaj: Ti Zeusi, vetëm do i thyesh të gjithë. Është në vitin 12 Rama në pushtet, këti 12 vjet për ta çmontuar i kam ndaluar unë? Unë tani kam një vit.

Gazetari Ilir Babaramo: Do dilni për të protestuar?

Adriatik Lapaj: Në këtë rast nuk bëhet fjalë.

Ora 22:09
Kaosi në Kuvend, Klosi: Luftuan për t’i treguar atij në ballkon se kush do jetë deputet! Nallbati: T’u dhimbsën karriget ty, mos trego përralla këtu

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi është përfshirë në një debat me deputetin e PD, Bledion Nallbati për dënimin e Ervin Salianjit për kallëzim të rremë në dosjen Babale. Klosi tha se ëhstë absurde të thuhet që është dënuar me urdhër të Ramës.

Fatos Klosi: Komentet që bëhen është dora e kryeministrit më duket absurde. E kanë sharë, ca s’kanë thënë kundër tij.

Ndërhyn Bledion Nallbati

Fatos Klosi: Deputet i listës je

Bledion Nallbati: Unë kam qenë në përballje drejtpërdrejtë. S’më tregon dot t’i. Këto përralla në ndonjë vend tjetër...

Fatos Klosi: Vazhdo, merr fjalën

Bledion Nallbati: Mos më trego mua i listës apo jo.

Fatos Klosi: A je i listës apo jo.

Bledion Nallbati: Kur të jetë sistem tjetër, prapë këtu me ke.

Fatos Klosi: Ti je palë në problem, s’të besoj unë kurrë.

Bledion Nallbati: Unë jam palë me të vërtetën. Me fakte. Ai zotëria doli dhe tha vëllai i ministrit bën trafik ndërkombëtar dhe për më tepër më vëllain ministër të brendshëm, bridhte lirshëm. Si bridhte lirshëm. S’ke as për këtë argument. Ti mund ta mbyllësh kollaj. Rroftë partia popullore dhe e lëmë.

Fatos Klosi: Mos u mërzit kaq shumë. Është vendim që i takon drejtësisë. Pjesa tjetër që këtë e ka bërë Rama është absurde.

Bledion Nallbati: Përralla ke ardhur të na tregosh këtu.

Fatos Klosi: Kam ardhur të tregoj përralla ca ke, do e shohim me datë 7 përrallën. Sot kemi luftuar për t’i dhënë shenjë atij që është në ballkon se kush do jetë deputet. Skena e sotme ishte një skenë kush është më i miri për t’i treguar atij për listën e ardhshme për deputet.

Bledion Nallbati: 5D për tu nuk është skandal për ty. 400 mln eurot e inceneratorëve nuk janë skandal për ty. Tu dhimbsën shumë ato karrige ty.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 30/09/2024 22:23

    Agjentet e mire paguar nga kriminel Berisha dhe agjentura greke treguan edhe nje here sot sa tradhetare te ndyre jane , do vij dita qe keta larot e Saliut do ti zeri populli me gur!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë