Ylli Pata: Cili është objektivi i 7 tetorit të Berishës?

Ylli Pata: Cili është objektivi i 7 tetorit të Berishës?

Deputetët e PD-së pas seancës së sotme

Radikalizimi ekstrem apo i ashtuquajturi “revolucioni pa kthim” është një version tashmë i vjetër i Sali Berishës në të gjithë jetën politike kur nuk është në pushtet.

Nëse shikon të gjitha etapat e tij nga 1991, 1997, 1998, 2004, 2013, 2017, 2019, zjarri, molotovi, gurët e municionet piroteknike janë pjesë përbërëse e politikës së tij.

Ndaj edhe logjika që njerëzit që e mbështesin, sot elaborojnë teorinë e marrëdhënieve me çdo institucion nuk se shikohen si të reja. Pasi të njëjtët persona, në 2019-n, kur Ilir Meta ishte President dhe shpresonte se do bllokojë pushtetin e Ramës, propozuan marrjen e kallashit si një alternativë politike.

Radikalizmi politik, nuk se ka shumë alternativa: bojkot, protestë dhe në fund përplasje të armatosur. Të gjithë këto faza PD e Sali Berishës, si kur ka qenë në skenë, si në prapaskenë i ka provuar.

E siç tashmë dihet qartë, edhe ndëshkimi nga SHBA e Britania e Madhe si Non Grata, përmbledh edhe kapitullin e përmbysjes së institucioneve për të penguar drejtësinë e minuar demokracinë.

Por megjithatë, pikëpyetja është natyrshëm se kur i ka provuar të gjitha këto faza e janë penduar se nuk do bojkotojmë zgjedhjet, atëherë përse i rikthehet skenarit radikal?

Këtu ka një risi në fakt. Pasi jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, të cilat pritet të zhvillohen në muajin maj. Opozita e Sali Berishës, ka të gjitha gjasat e perceptimet, që të dalë më keq se 14 majo 2023. Këtë e thonë të gjitha sondazhet. Gjithnjë e më shumë ka një konglomerat votuesish të djathtë që po kërkojnë gjetkë se ku do ta hedhin votën vitin tjetër. Siç e kanë treguar në Shkodër, ata, pra votuesit tradicionalë të PD-së, janë të gatshëm që të hedhin votën për Edi Ramën e Benet Becin sesa Berishën.

Por radikalizizimi mund të krijojë një situatë që njihet si teori staliniste, që u tha qartë nga Flamur Noka në Këshillin Kombëtar të PD-së. Stalini, pasi një pjesë e madhe e Ushtrisë së Kuqe, kryesisht në Ukrainë dhe Bjellorusi u dorëzua tek gjermanët në Luftën e Dytë, Vendosi që pas armatës të vendosë trupat e ÇEKA-s, policisë sekrete, të cilët zbatonin urdhrin: Nuk ka kthim pas, ndryshe vritesh!. Këtë tha edhe Noka në mbledhje. Kjo logjikë synon që të mbajë, të kompleksojë sa më shumë, ose thënë më shkoqur, të ndalojë hemoragjinë që më 14 maj dha sinjal dramatik. Pasi gjasat të shkojë edhe më keq, siç Edi Rama deklaroi se PD mund të shkojë te shifrat e vitit 1997.

Por kjo strategji, e vetme nuk shkon dot, ndaj duhen veprime të forta, që të tregojnë se Berisha dhe opozita e tij, kanë marrë vendim që të bëjnë veprime të forta edhe me ndërkombëtarët, përkatësisht perëndimin, apo edhe miqtë oriental të Edi Ramës, siç është Erdogani.

Kanë kohë ë në çdo panel të darkës përsërisin refrenin e një përplasje apo ndërprerje marrëdhëniesh edhe me SHBA e BE-në.

E gjitha kjo ka vetëm qëllimin e mbajtjes së atmosferës së luftës si logjikë e thjeshtë, që armata të jetë e gatshme e të mos dezertojë. Ndryshe, siç e tha edhe Noka: nuk ka kthim pas. Por për çfarë numrash bëhet fjalë: kjo tregohet në tubimet që janë zhvilluar, megjithëse 7 tetori si simbolikë u duk se ka lidhje me përvjetorin e masakrës së Hamas. Edhe pse qëllon e tillë, duket se lidhet me vizitën e Erdogan. Ose më shumë një alibi për të gjetur një shtyrje tjetë. Por e gjitha kjo është taktikë, pasi politika lidhet realisht me një marrëdhënie të krizur të Sali Berishës dhe deputetëve të PD-së me popullin e tyre. Të cilin nuk e ftojnë në takime, por vetëm në protesta për çështjet penale të doktorit dhe udhëheqjes së PD-së./ Tema

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari