​Ruçi:Me apo pa LSI, PS-ja me
platformën e saj në zgjedhje

​Ruçi:Me apo pa LSI, PS-ja me<br />platformën e saj në zgjedhje
FIER- "Partia Socialiste e ka shprehur vullnetin e saj për të shkuar në zgjedhje me LSI-në, por i takon kësaj të fundit të vendosë".

Kështu u shpreh sot kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi në Fier, i cili gjithashtu theksoi se me apo pa LSI-në, PS do të parashtrojë platformën e saj qeverisëse për 4 vitet e ardhshme. 

"Atë që kodi i lejon vetë, individualisht vetë, të paraqiten dhe me koalicion, të dyja janë forma demokratike dhe përderisa e lejon kodi elektoral është gjë normale. Megjithatë çdo subjekt politik deri ditën që duhet të përfundojë me regjistrimin në komisionin qendror të zgjedhjeve janë të lirë të vendosin sipas interesave që ata gjykojnë dhe mendojnë se kanë rezultatin më të madh. Kështu që mbetet për tu parë ne dhe vullnetin tonë politik për të qenë me aleatin tonë 4-vjeçar tashmë në qeverisje e kemi shpalosur. Ende LSI-ka s’ka marrë vendimet, është sovrane në vendimet e saja. Ne jemi të hapur qoftë për koalicion, ashtu siç kemi vendosur që me apo pa koalicion, PS të paraqesë alternativat e saj në zgjedhjet e ardhshme", u shpreh Ruçi nga Libofsha.

Deklaratat bëhen pak ditë para 1 Prillit, datë kur marrëveshja e koalicionit PS-LSI të përfundojë zyrtarisht. 

Pak ditë më parë ka qenë PDIU, pjesë e koalicionit të majtë që ka propozuar që partitë të dalin më vete në zgjedhje.

Ndërkohë Lëvizja Socialiste për Integrim ka shuar sot çdo dyshim sa i takon pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Mesditën e kësaj të marte, LSI ka dorëzuar pranë KQZ-së dokumentet e regjistrimit dhe pritet që gjatë mbledhjes së të mërkurës, KQZ ta zyrtarizojë si garuese në zgjedhje. 

Kërkesa e LSI drejtuar KQZ-së mban datën 20 mars. Në po të njëjtën ditë KQZ ka regjistruar zyrtarisht edhe partnerin e koalicionit të LSI në qeverisjen e vendit, Partinë Socialiste. 

Ndërsa nga ana tjetër opozita ka paralajmëruar deri më tani se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, pa u plotësuar më parë kushti për largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeveri teknike, si garanci për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme më 18 qershor.

Por kryeministri Edi Rama ka thënë se me ose pa PD, më 18 Qershor vendi do shkoje ne zgjedhje. Por për Luan Ramën e LSI, kurrë nuk duhet thënë kurrë.

Në politikë unë mendoj se asnjëherë kurrë nuk duhet thënë kurrë. Gjithmonë ka hapësira ende të pashfrytëzuara për të gjetur zgjidhje dhe për të bërë zgjedhje shumë racionale në të mirë e interes të vendit. Ajo çfarë është e rëndësishme dhe që duhet të udhëheqë të gjithë qëndrimin politik dhe sjelljen politike është interesi i vendit. Çdo interes tjetër nuk mund të prevalojë mbi interesin e vendit dhe ju mos prisni që unë të them atë që nuk do ta thoja kurrë që, mazhoranca, qeverisja apo LSI-ja janë më të rëndësishëm se Shqipëria. Shqipëria ka nevojë për përgjegjshmëri dhe jo aventurë politike.
Nuk besoj që zoti Ruci të jetë shprehur në atë mënyrë. Zgjedhjet nuk janë një sfidë personale, as sfidë e një partie”
, tha Luan Rama.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit