Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev ka urdhëruar hartimin e masave ligjore kundër vendeve jo anëtare të BE-së që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Medvedev instruktoi zyrtarët të martën që të marrin parasysh kundër-sanksionet ndaj këtyre vendeve të cilat ai nuk i identifikoi.
Por, mediet ruse shkruajnë se bëhet fjalë për shtatë vende: Shqipëri, Mali i Zi, Norvegji, Islandë, Lihtenshtejn, Ukrainë dhe Gjeorgji.
Shqipëria bashkë me këto gjashtë vende i janë bashkuar sanksioneve të vendosura nga BE kundër Rusisë për përfshirjen e saj në konfliktin e armatosur në Ukrainë që solli dhe aneksimin e Krimesë.
Ministria e Bujqësisë po punon për një draft të tillë që do të ndalojë importimin e disa produkteve nga këto shtatë vende.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com