​Sanremo '17, kantautori shqiptar:
Një këngë që meriton të dëgjohet

​Sanremo '17, kantautori shqiptar:<br />Një këngë që meriton të dëgjohet
I lindur më 1981 në Fier, që 13 vjeç në Itali, Ermal Meta është i njohur sidomos si autor, ka shkruar këngë për Patty Pravo, Marco Mengoni, Lorenzo Fragola, Emma, Giusy Ferreri e të tjerë. Në Sanremo ka marrë pjesë si me grupin e vjetër, La Fame di Camilla, ashtu dhe si solist, më 2016, në seksionin dedikuar të rinjve. Sivjet do të garojë midis të mëdhenjve me këngën “Vietato Morire” (E ndaluar të vdesësh).
 
Cila është tema e këngës?
Mosbindja përballë dhunës në të gjitha format e saj.
 
Pse e meriton të fitosh?
Nuk e di nëse e meritoj të fitoj, por me siguri e meritoj të dëgjohem me vëmendje, sepse kam një histori për të treguar.
 
Sanremo i parë që mban mend?
Ai ku mori pjesë (grupi) Subsonica. Para tij nuk e kam parë.
 
Kënga që të ka pëlqyer më tepër nga 66 edicionet e festivalit?
“Ti Regalerò Una Rosa” (Do të të dhuroj një trëndafil) e Simone Cristicchit, është e mahnitshme.
 
Pse Sanremo mbetet gjithmonë Sanremo?
Sepse edhe ata që vënë dorën para syve nuk mund të rrinë pa e ndjekur.
d.i./Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot