Sarandë- Mbrëmë rreth orës 23:00 të mbrëmjes në lagjen nr.1 pranë Prokurorisë së Rrethit Sarandë, disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të 39-vjeçarit, Rudin Haxhia, por fatmirësisht ka shpëtuar pa asnjë plagë.

39 vjeçari Haxhia është qëlluar duke dal nga një pikë bastesh ku ishte duke ndjekur një ndeshje futbolli, sapo ka dalë të dera ai është qëlluar më breshëri plumbash nga dy persona të maskuar. Por 39 vjeçari është shtrirë në tokë duke i shpëtuar plumbave të automatikut. Atentatorët në momentin e parë kanë ikur më këmbë, duke përfituar edhe nga errësira, por më pas dyshohet se mund të kenë përdorur një motor.

Gjatë ikjes, atentatorëve iu ka rënë në tokë arma automatike, model 56 me silenciator me të cilën kanë qëlluar. Kjo është hera e 8 që i bëhet atentat Rudin Haxhiajt i cili më herët ka qenë edhe efektiv i uniformave blu. Rudin Haxhiaj ka qenë agjent i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër deri në vitin 2007, gjithashtu dhe pronar i diskos “Ecuador” e cila u mbyll pas sulmit me tritol më 15 shtator 2013.
 
Në sulmet e mëparshme policia ka hetuar pistat e konkurrencës ose të profesionit që ka pasur Haxhiaj, ndërsa për rastin e sotëm ende nuk ka një konfirmim se kush mund të jetë shkaku i atentatit. Ndërkohë atentatet e tjera ndaj Haxhiajt kanë filluar që më 19 shkurt 2008, ku 39-vjeçari është qëlluar me pistoletë në lagjen nr.4 në Sarandë, për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë.
 
Atentati i dytë është bërë me 5 gusht 2011 ku iu vendos një sasi tritoli në diskon e cila ishte në pronësi të Haxhiajt. Ndërsa me 2 dhjetor 2011 përsëri iu bë atentat në lagjen nr.1 në Sarandë ku u plagos nga një breshëri kallashnikovi, por pas ndërhyrjeve kirurgjikale arriti t’i shpëtojë plagëve të marra.
 
Me datë 18 shkurt 2013 Haxhiaj rrihet dhe plagoset me thikë nga disa persona. Dy muaj më vonë me datë 4 prill 2013 Haxhiajt i vihet eksploziv në makinë, ngjarje e ndodhur në bulevardin “18 shtatori” në Gjirokastër edhe nga ky atentat ai ka shpëtuar pa asnjë gërvishtje. Po në vitin 2013, me 15 tetor Haxhiajt i vihet tritol në diskon në pronësi të tij në lagjen nr 1 në Sarandë.

Ndërsa atentati që për pak sa nuk i mori jetën ishte ai i 30 dhjetorit të vitit 2015 në fshatin Bistricë të Sarandës, ku Haxhiaj mori 6 plumba dhe u dërgua me helikopter për në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale ai arriti të mbijetojë. 

Atentatet kundër Rudin Haxhiajt
19 shkurt 2008, atentat me pistoletë në lagjen nr.4 në Sarandë

5 gusht 2011, tritol në diskon në pronësi të Haxhiajt, në lagjen nr.1, në Sarandë

2 dhjetor 2011, atentat në lagjen nr.1 në Sarandë, u plgos nga një breshëri kallashnikovi

4 prill 2013, eksploziv në makinë, në Gjirokastër

18 shkurt 2013, haxhiaj rrihet nga disa persona dhe plagoset me thikë në Sarandë

15 Tetor 2013 tritol në diskon ku Haxhiaj ishte bashkpronar, në lagjen nr.1, në Sarandë

30 dhjetor 2015, atentat pranë fshatit Bistricë në Sarandë, Rudin Haxhiaj plagoset me 6 plumba

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com