​Schweinsteiger në ndeshjen e parë
titullar me United shënon gol/VIDEO

​Schweinsteiger në ndeshjen e parë<br />titullar me United shënon gol/VIDEO
Prej 6 muajsh Bastian Schweinsteiger ishte lënë jashtë ekipit të parë të Manchester United, duke kaluar te të rinjtë, por në ndeshjen e parë si titullar me "Djajtë e Kuq" gjeti rrugën e rrjetës.

Mesfushori gjerman shënoi sot gol për ekipin e tij në fitoren 4:0 përballë Wigan Athletic, ndeshje kjo e vlefshme për "FA Cup", trofeu më i rëndësishëm pas Premier League.
 
Schweinsteiger e nisi takimin titullar dhe luajti përgjatë gjithë 90 minutave.
 
Ai gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 81 të takimit, duke i çuar në 4:0 shifrat, pasi më herët kishin shënuar Fellaini, Smalling dhe Mkhitaryan.   
 
Në vitin e dytë te "Djajtë e Kuq", "Tigri" u ndesh me jo pak vështirësi që në momentin kur në stolin e United u ul Hoze Morinho.
 
Por pas kësaj performance, ku edhe vetë Mourinho nuk e ka fshehur entuziazmin, portugezi duhet të t'i bëjë llogaritë ndryshe, pasi siç duket Bastian Schweinsteiger nuk ka ndërmend të dalë në pension. 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos