Investime shumëplanëshe në infrastrukturën rrugore dhe mbështetje për fermerët. Ky është premtimi i kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Evropianë për Bashkinë Selenicë, Kasëm Cenaj.

Teksa mori pjesë në një aktivitet kulturor në fshatin Mesaplik, ku u nderuan disa nga figurat e nderuara të kombit, Cenaj u ndal tek investimet konkrete që do të kryhen në këtë zonë mandatin e ardhshëm, ku prioritet është rruga e lumit të Vlorës.

Uji i pijshëm dhe uji vaditës nuk do të jenë më problem për banorët kësaj zone u shpreh ndër të tjera kandidati i majtë.

Ndërkohë mbështetje për kandidaturën e Kasëm Cenajt, kërkoi deputeti Fatmir Toçi, dhe drejtues të tjerë vendor në Vlorë, të cilët theksuan se vota për Kasëm Cenajn, do përkthehet në investime dhe punësim.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)