TIRANË- Delegacion nga Senati i Shteteve të Bashkuara i cili bëri një sërë takimesh ditën e sotme me Presidentin Meta, zyrtarë të Qeverisë dhe deputetë të Partisë Demokratike është takuar gjatë orëve të pasdites edhe me lideren e opozitës iraniane Maryam Rajvi.
Takimi u mbajt në selinë e MEK në Tiranë, ku u diskutua për situatën e anëtarëve të tyre në vendin tonë si dhe për zhvillimet e fundit në Iran e zgjidhjet për t’i dhënë fund krizës atje.
Lajmi i takimit u konfirmua nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit.
Delegacioni amerikan i udhëhequr nga Senatori Roy Blunt, uroi zhvendosjen e sigurt të këtij grupi të MEK jashtë Irakut dhe i uroi atyre sukses në luftën për demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Iran.
Senatori Blunt e përshkroi zhvendosjen si një fitore të madhe për popullin iranian dhe lavdëroi përpjekjet e Maryam Rajavit për suksesin e këtij misioni.
Liderja e Opozitës iraniane Rajavi shprehu mirënjohje për përpjekjet e Senatit amerikan, veçanërisht senatorit Blunt, lidhur me mbrojtjen e mijëra anëtarëve të MEK-ut në kampin “Liberty”, Irak dhe zhvendosjen e tyre të sigurt në Shqipëri.
[gallery]23479[/gallery](Foto nga takimi i sotëm i senatorëve amerikan me Maryam Rajvin në selinë e MEK në Tiranë)
FOTOGALERI
Redaksia Online
(J.Sh/ a.ç/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTOGALERIRedaksia Online
(J.Sh/ a.ç/ Shqiptarja.com)

FOTO