​Shala: Serbia nuk nis luftë
me NATO-n

​Shala: Serbia nuk nis luftë<br />me NATO-n
PRISHTINE-Kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Haxhi Shala, hedh poshtë mundësinë që Serbia të nisë forcat ushtarake për të ndërhyrë në veri të Kosovës, ashtu siç paralajmëroi të dielën presidenti serb, Tomislav Nikoliç.
 
Gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, deputeti Shala thotë se në Kosovë janë të pranishme forcat e NATO-s (KFOR-i) dhe ku është e pranishme forca më e fuqishme ushtarake në botë, Serbia. Shala thotë se, Serbia nuk mund të bëjë gabim dhe të futet ushtarakisht.
 
“Në një territor ku është e pranishme NATO nuk besoj se Serbia mund të bëjë gabim dhe të futet ushtarakisht”, shprehet Shala.
 
Kreu i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së pranon se Serbia do të vazhdojë me provokimet e tilla në Kosovë, mirëpo, sipas tij, forcat e sigurisë në vend (AKI dhe Policia e Kosovës) po i kryejnë detyrat e veta në mënyrën më të mirë të mundshme. 

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë