​SHBA: Avioni rus u paralajmërua
10 herë, incidenti ndodhi në kufi

​SHBA: Avioni rus u paralajmërua<br />10 herë, incidenti ndodhi në kufi
Rrëzimi i avionit rus që soli përgjigjen e zemëruar të Moskës dhe takimin emergjent të NATO-s, për SHBA ishte një masa për mbrojtjen e kufirit.

Ushtria turke thotë se ka paralajmëruar 10 herë avionin në 5 minuta para se avioni Su-24 të rrëzohej nga dy avionë F-16. Nga ana tjetër ministria ruse e Mbrojtjes mohon që avioni të ketë kaluar jashtë kufirit sirian.

Zëdhënësi i ushtrisë amerikane në Bagdad, kolonel Steve Warren konfirmon 10 paralajmërimet dhe se incidenti ka ndodhur në kufi. Por, ende nuk është e qartë se në cilën anë të kufirit u qëllua avioni, pasi ushtria amerikane po ekzaminon të dhënat e fluturimit.

Ndërkohë, presidenti i SHBA-ve Barack Obama duke komentuar ngjarjen tha se “Turqia ka të drejtë të mbrojë territorin” por u bëri thirrje dy vendeve që të komunikojnë në mënyrë që një incident i tillë të mos përsëritet.

“Rusia dhe Turqia të flasin dhe komunikojnë për atë që çfarë ka ndodhur dhe të marrin masa që kjo të mos përshkallëzohet. Avionët rus po veprojnë shumë pranë kufirit me Turqinë”, tha Obama.

Në një incident të lidhur, rebelët sirianë pretendojnë se kanë rrëzuar një helikopter rus që po kërkonte për pilotin e avionit të rrëzuar. Observatori Sirian për të drejtat e njeriut thotë se ekuipazhi prej 10 personash është evakuuar.

Avioni rus u rrëzua në rajonin Bayirbucak, në veriperëndim të Sirisë pranë kufirit me Turqinë. Rebelët qëlluan për vdekje dy pilotët pas incidentit, thotë një prej komandantëve të rebelëve turkmen-ë. Por, zyrtarët turq i kanë thënë “Reuters” se pilotët janë gjallë dhe po punohet për lirimin e tyre.

Turkmen-ët janë turq etnikë që jetojnë afër kufirit me Sirinë. Ata luftojnë për rrëzimin e regjimit të Asadit që Rusia e mbështet që prej vitit 2011.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai