Një ditë pas shpërthimit të tritolit në makinë e presidentit të klubit ët Kamzës, Naim Qarri, policia e ka përqëndruar hetimin në çështjen e borxheve, edhe pse vetë Qarri ka mohuar të ketë borxhe.

Për zbardhjen e ngjarjes policia ka marrë në pyetje dhjetëra persona në cilësinë e dëshmitarëve, por ajo që vështirëson akoma zbardhjen ngjarjes është fakti që, në momentin e shpërthimit, në zonë nuk është gjetur asnjë kamera sigurie,që do mund të ndihmonte në zbardhjen e çështjes.

Autori nuk është parë nga asnjë dëshmitarë, pavarësisht se aktivizimi i tritolit është bërë nga afër me fitil.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kamëz rreth orës 20:30, ku 150 gram tritol ishin vënë poshtë makinës tip "Hummer" të biznesmenit.

Në momentin e shpërthimit makina ka qenë e parkuar, dhe për fat të mirë, nuk ka pasur persona afër dhe biznesmeni Qarri ka qenë në një lokal në zonë.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com