​Shtyu gjyqtarin, disiplina dënon
me 5 ndeshje pezullim Ronaldon

​Shtyu gjyqtarin, disiplina dënon<br />me 5 ndeshje pezullim Ronaldon
Kristiano Ronaldo është dënuar me 5 ndeshje pezullim nga Komisioni i Disiplinës në Spanjë, pas daljes me karton të kuq në ndeshjen e djeshme të Superkupës përballë Barcelonës.

Ai është dënuar një ndeshje si pasojë e kartonit të kuq të marrë pas dy të verdhëve, si dhe me katër ndeshje të tjera për reagim antisportiv duke shtyrë gjyqtarin.

Ronaldo duket se do të humbasë ndeshjen e kthimit të Superkupës së Spanjës përballë Barcelonës, si dhe katër ndeshje të tjera ët La Ligës.

Episodi ndodhi në El Clasicon e mbrëmshme, ku u përballën Barcelona dhe Real Madrid, dhe pas një ndërhyrje të gabuar të Ronaldos, gjyqtari i nxjerr atij kartonin e kuq, por si kundër përgjigje ai bëri një gjest aspak sportiv duke shtyrë gjyqtarin.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-3 në favor të Real Madrid.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë