​Si 'Legjenda e Rozafës' nis
rrënimi i baletit në TKOB

​Si 'Legjenda e Rozafës' nis<br />rrënimi i baletit në TKOB
E mbani mend baletin që ringriti nga rrënimi Maestro Ilir Kerni?

Artëdashësit e Tiranës nuk po u besonin syve se si në skenën e pluhrosur të Teatrit të Operas dhe Baletit, nga kolltukët me kadife sintetike turke bërë si rezultat i sa e sa tenderave që kishin përfunduar për të veshur vetëm shtëpitë e drejtuesve, po kërcenin supertalentë: Adela Muçollari, Eltjon Merja, Loreta Bala, Dion Gjinka, Anxhelo Muçollari, Ledja Sulaj, Kris Dalipi, Isida Mollaymeri, Elda Logo, Julind Dervishi, Livja Lara, Amela Prifti. 

Të zhdervjelltë, plot talent, të lehtë, profesionalë, plot pasion rikthyen harenë, gëzimin dhe shijimin e një pjese të vërtetë baleti.

Telespektatorët morën frymë thëllë dhe të lehtësuar. Besuan se mori fund një herë e mirë koha kur gra drejtuesish bëheshin seksere për të marrë 5 mijë euro për emërimin e solistëve në TKOB, besuan se mori fund koha kur solistët e TKOB nuk do të përdoreshin më si ahengxhinj nëpër dasma e konferenca private, menduan se talenti, profesionalizmi, pasioni më në fund po vihen në qendër të vëmendjes për të rikthyer dinjitetin e Artit. Menduan se nuk do të shihnin më spektaklet e turpshme të baletit para 2013 ku balerinët lëviznin në skenë si përtacë apo me barkun të fryrë nga dembelizmi e servilizmi.

Kujtuan, besuan, por më kot. Periudha e Ilir Kernit në TKOB ishte tepër e bukur për të qenë një e vërtetë e gjatë. Në krye të TKOB vjen Zana Çela dhe të gjithë po presin me kuriozitet punën e kësaj profesionisteje dhe menaxhereje me eksperiencë. Por zhgënjimi ka nisur me shpejtësi. Baleti është vënë në shënjestër. Që nga nëntori Drejtoreshë e Baletit është balerina e njohur Enada Hoxha. Sot 42 vjeçare. Të gjithë i kemi shijuar sukseset, punën dhe pasionin e saj, por drejtimi i Baletit në TKOB po rezulton një disfatë. Në qendër të aktiviteteve Enada Hoxha dëshiron të vendosë vetëm veten e saj duke shmangur me arrogancë të gjithë talentet e zbuluar dhe rivlerësuar nga maestro Kerni. Po e nis vitin me dëshirën për të vendosur në skenë Liqenin e Mjelmave, por jo si balet, por Musical. Jo sepse musicali ka rezultuar i suksesshëm edhe në ato pak raste që është vënë në botë, por sepse Drejtoresha Hoxha dëshiron të kërcejë vetë rolin kryesor dhe mosha, gjendja fizike ja lejon vetëm një Liqen Mjelmash të modifikuar. 
Në strategjithë e baletit janë rikthyer retë e errëta të së shkuarës: Kërcen kush spiunon, kush i serviloset arrogancës së drejtuesve. Janë kthyer kohët që nuk ka rëndësi sa i talentuar dhe profesional je, mjafton të mos dëmtosh egon e drejtueseve që përditë e më shumë tregojnë se nuk kanë fare në merak profesionalizmin e sidomos duke përfituar nga mjegulla në këto kohë që TKOB do të rikonstruktohet.

Ishte aq e shkurtër periudha kur Maestro Ilir Kerni nxorri në shkëlqimin më të mirë baletin e TKOB dhe disiplinoi tamam si nëpër skenat perëndimore edhe publikun. Askush nuk mund të bënte as dhe fotografi me spektaklin e nisur. Provoni të shkoni tani në shfaqjet e TKOB.
Drejtoresha Zana Çela, me supercelularin e saj sa një ekran televizori nis e para të bëjë foto pa pushim, duke bezdisur spektatorët pas saj.

TKOB rrezikon të kthehet sërish në vendin e njerëzve mediokër që nuk kanë punën, talentin, profesionalizmin dhe artin në mendje, por vetëm realizimin e egove të sëmura provinciale e plot komplekse. Në shënjëstër si fillim është vënë Baleti, e pastaj me siguri dhe sektorët e tjerë.

I takon Ministrisë së Kulturës dhe Artëdashësve pa kompromise në Qeverinë Rama të shpëtojnë këtë institucion që duke përfituar nga rrëmuja e ristrukturimit po detyron të qëndrojnë në hije dhe po përul vlerat e vërteta artistike.

zana cela balerina
(Zana Cela dhe Enada Hoxha)

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......