​Skrapar, zbulohet fasoneria
e shndërruar në laborator droge

SKRAPAR-Një laborator droge, disa ton kanabis e paketuar dhe 2 mijë fidanë në boçe gati për t'u mbjellë, janë zbuluar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda mëngjesin e kësaj të mërkure në Skrapar.
 
Hetimet e prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë mundur të zbulojnë kështu një nga laboratorët më të sofistikuar të përpunimit të canabisit në zonën e Vlushit në Skrapar.

Operacioni është kryer në bashkëpunim me Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në një zonë të thellë ndërmjet Skraparit dhe Beratit, pranë HEC-it të Vlushës, ndersa ne pranga  jane vene Muhamet Kadiu 49 vjeç, banues në Skrapar, dhe Edlira Lame 42 vjeçe, banuese në Skrapar, administratore e një fasonerie, magazinë e cila më parë ka qënë fabrikë e prodhimit të bimëve medicinale.
 
Sasia e drogës së paketuar mund të rritet, pasi ende vijon peshimi i saj.

Prokuroria vijon hetimet për identifikimin e të tjerë personave të implikuar në trafikun e lëndëve narkotike.
 
Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset:
 
• S.K 47 vjeçe, banuese në Skrapar,
• Z.Xh, 45 vjeçe banuese në Skrapar,
• A.Ç 51 vjeçe, banuese në Skrapar.
 
Veprimet për ngjarjen e mësipërme janë kryer nga Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë .
 
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm.

Aktualisht në terren po kryhen hetime mes oficerëve të krimeve të rënda dhe Policisë së Shtetit. Pak javë më parë në afërsi të kësaj zone u zbulua një magazinë me plot 1.2 ton canabis sativa të paketuar në thasë e gatshme për tregtim.
 
Por si u transformua kompeksi fasonerisë në laborator?
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet e një firme private (fasoneri) ku prodhoheshin çanta kartoni, verë dhe raki, e cila më parë ka qënë fabrikë e prodhimit të bimëve medicinale, në administrim të shtetases Edlira Lame u gjetën:
 
•             pajisje elektrike të cilat dyshohet se përdoreshin për prodhim të bimëve narkotike,
 
•             rreth 2 kg mbetje bimë narkotike Cannabis Sattiva,
•             176000 lekë të rinj,
•             250 paund,
•             19900 dollar,
•             si dhe 210 fishek kalibër 7.62 mm.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin (furgon), në pronësi të shtetasit Muhamet Kadiu u gjetën pajisje elektrike të njëjta me ato të cilët u gjetën në fabrikë.
Dyshohet se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin në ambjentet e fabrikës ushtronin këtë aktivitet të kundraligjshëm.
 
[gallery]21797[/gallery]
magazina ne fshatin vlushe
(Fshati Vlushë ku u zbulua laboratori dhe 6 ton drogë)

 
Prangoset administratorja e magazines
Në pranga kanë rënë Muhamet Kadiu dhe Edlira Lame e cila rezulton se është administratorja e magazinës që e kishte transformuar në laborator me llampa për të tharë bimën narkotike.
Sipas kontrollit të policisë në këtë magazinë janë gjetur disa vazo me bimë narkotike sic shihni në foto, llapma të dyshuara për tharje canabisi dhe disa thasë me kanabis.

edlira lame
(Ne foto, Edlira Lame)

Dy të arrestuar, të dyshuar tre punonjës policie
Dy persona janë arrestuar brenda në laboratorin e kanabisit në fshatin Vlushë të Skraparit, teksa po çmontonin pajisjet si dhe po largonin lëndën narkotike. 

Policia ka ndërhyrë menjëherë pas dyshimeve se operacioni i saj do të dekonspirohej. 

Për këtë shkak, në listën e të dyshuarve janë edhe tre punonjës policie të komisariatit të Skraparit. 

droge

droge

droge

(l.q/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion