Besueshmëria e sondazhit italian ‘Piepoli’ që do të parashikojë rezultatin e parlamentareve të 25 Qershorit 2017, u vërtetua me zgjedhjet vendore të 2015-ës, ku për Tiranën një muaj para parashikoi rezultatin real që ishte fitorja e Erion Veliajt.
Ja sondazhi që Piepoli u realizua për Report Tv në data 20 maj 2015 dhe ja rezultati real që ka dalë më 21 Qershor 2015.

(Sondazhi i Piepoli per Tiranen dt. 20.05.2015)

(Rezultate i KQZ per Tiranen 21.06.2015)
Siç e vini re, Veliaj sipas ‘Piepoli’ fiton me 52% dhe realisht ai fitoi me 53.6%.
Po në shenjë sondazhi goditi dhe me parashikimin për humbjen e doktor Halim Kosova. Sondazhi parashikoi që Kosova do të merrte 36% të votave dhe realisht ai mori 39% të vogave.
Siç e vini re, marzhi i gabimit ka qenë shumë i vogël.
Tashmë ‘Piepoli’ do të sjellë sondazhin e parë profesional për rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit do të publikohet të martën e ardhshme ne Report Tv nga “Instituto Piepoli”, kompania lider në tregun e sondazheve në Itali.
“Instituto Piepoli” është themeluar nga Nicola Piepoli, 82-vjeçari që prej më shumë se gjysmë shekulli ka realizuar matje të opinionit publik përpara çdo zgjedhje të përgjithshme apo lokale të mbajtur në Itali.
Një ndër sondazhet e fundit politike të realizuar nga ky grup ishte ai për referendumin e ndryshimeve kushtetuese të propozuar nga ish-Kryeministri Renzi në dhjetor 2016.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com