Ekspertët amerikan të “Columbia University”, tregojnë se të gjithë të rinjtë që merren me aktivitete sportive kanë pak gjasa të jenë të dhunshëm.
Ata kanë arritur në konkluzionin se sporti është çelësi kryesor për të mbajtur nën kontroll agresivitetin. Ekspertët pohojnë se marrja e të rinjve me aktivitet sportiv ul ndjeshëm agresivitetin, stresin, si dhe shenjat e depresionit.
Pjesë e këtij studimi kanë qenë 1 312 nxënës të shkollave të mesme, ku studiuesit amerikanë vunë re se ata që për më shumë se 10 ditë në muaj merreshin me aktivitete sportive, kishin më pak mundësi për t’u përfshirë në banda, krahasuar me ata që bënin më pak se 1 orë aktivitet fizik. Këta të fundit rezultuan si të përfshirë në sherre me posedim armësh, etj.
Marrë nga "Kosova Press"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com