Nikoliç, për sitin rus Sputnik, thotë se paqja mund të arrihet vetëm nëse të dyja palët repsktojnë marrëveshjet.
"Shqiptarëve do t’u themi hapur se respektimi i marrëveshjeve është thelbësor për të pasur paqe, ndërsa përfaqësuesve të Bashkimit Evropian do t’u themi që kanë detyrën të parandalojnë dhe, nëse kjo nuk është e mundur, atëherë të heqin dorë nga çdo aksion që mund të kërcënojë direkt paqen dhe sigurinë e të gjithë banorëve të Kosovës”.
“Duam paqe dhe nuk do të jemi ne të parët që ta vëmë në rrezik”, përfundon Nikoliç.
Kryeministri Aleksandar Vuçiç deklaroi dje se në etapën e bisedimeve me Kosovën në Bruksel do të jetë i pranishëm edhe presidenti.
d.i./Shqiptarja.com
