Vajza dhe nëna ndodhen në banjën e shtëpisë dhe flasin në gjuhën portugeze dhe kjo e bën të vështirë të kuptohet tema.
Video është online me citimin, “Kjo vajzë talli keq në shkollë një vajzë që vuan nga kanceri, ndaj nëna vendosi t’ia qethë flokët”.
Por video thuhet se qarkullon online një vit më parë dhe të tjerë shtojnë se, nuk është kjo e vërteta.
Një version i mëparshme thotë se, vajza kishte publikuar foto nudo online ndaj nëna vendosi që ta ndëshkojë në këtë formë.
Pati nga ata komentues që i thanë, ‘bravo’, nënës, por dhe të tjerë që shtuan se, “nëna e teproi me këtë veprim dhe më pas me publikimin e videos”.
(d.b/Shqiptarja.com)