​Thyhet trampolina, ja plagët
e fëmijëve në pishinën private

​Thyhet trampolina, ja plagët<br />e fëmijëve në pishinën private
TIRANE-Dalin e fotet e fëmijëve që u plagosën pasi u thyje trampolina e pishinës në Hotelin ‘Eklips’ në Tiranë.

Bëhet fjalë për 8 fëmijë që mbetën të plagosur. Nga fotot shikohet se fëmijët kanë pësuar dëmtime të trup, në duar dhe në këmbë. Siç mund të dallohet edhe nga këto foto, fëmijët janë çuar në spital me gërvishtje të konsiderueshme të lukurës, për shkak të rrëzimit.

Gjithashtu shikohet edhe këmba e thyer një vajze 14 vjeç, e cila i është nënshtruar një ndërhyjre kirurgjikale, ndërkohë që dy fëmijë të tjerë kanë marrë dëmtime edhe në kokë.

Ndërkohë Policia ka referuar matrialet në Prokurori për menaxherin e Kompleksit ‘Eklips’ A.V 43-vjecc. Ai akuzohet se nuk ka plotësuar kushtet e kërkuara për trampolinën e pishinës, ccka ka sjellë më pas thyerjen e saj dhe rrëzimin e 8 fëmijëve.

Ndërkohë prindërit e fëmijëve janë shprehur të shqetësuar për incidentin, duke i kërkuar institucioneve të marrin masa ndaj Kompleks “Eklips’.

Jane ngjitur ne trampoline 6 femije duke pritur radhen per tu hedhur, ndrkohe kane ardhur dhe femije te tjere, edhe me te rritur. Ne momentin qe im bir dhe shoku i tije qe kishte ngjitur e kane kuptuar qe po shembet por, nuk ju ka premtuar koha per te zbritur. Kane rene te gjithe siper njeri-tjetrit ne toke, jo ne uje. Femijet qe kane qene te paret ne rresht jane demtuar me shume, me fraktura dhe lendime te renda. Ajo qe kerkoj une eshte sensibilizimi i shtetit, i bizneseve dhe i mbare shoqerise. Nuk mund te presim te ndodhin tragjedi qe te reagojme. Duhet gjithsecili te beje pjesen e vet’, - thotë një prej nënave që kishte fëmijën e saj të lënduar.

Ndërkohë Policia thotë se nuk është kryer kontrolli i trampolinës si dhe nuk kishte një person për ta mirëmbajtur, ccka ka sjellë edhe thyerjen e saj.

[gallery]22542[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë