Tiranë- Rreth orës 00:50 të së premtes, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit janë përplasur dy makina dhe për fat të mirë nuk ka të lënduar.

Burime të Shqiptarja.com bëjnë me dije se mjeti tip Fiat Punto e drejtuar nga një vajzë është përplasur me një Benz C-class, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga informacionet e para dyshohet se shkak i aksidentin ka qënë mos frenimi në kohë i makinës Fiat dhe kjo ka shkaktuar përplasjen me mjetin tjetër.

Aksidenti ka ndodhur përballë Piramidës dhe policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

m1

m2

m3

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com