TIRANË- Rreth orës 23:30 të së martës dy persona janë plagosur me armë zjarri në rrugën "Sabaudin Gabrani", tek ish kombinati "Misto Mame".
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se kanë mbetur të plagosur shtetasit, Xh. V., 33 vjeç, dhe J. Sh., 25 vjeç.
Policia bën me dije se të plagosurve ju është bërë atentat, pasi në vendngjarje është gjetur një makinë e braktisur e tipit " Volkswagen Golf", që dyshohet të jetë e autorëve, gjithashtu janë sekuestruar dhe disa gëzhoja të qitura nga armë zjarri pistoletë.
Nga hetimet e para janë identifikuar autorët dhe policia po kreh zonën me qëllim kapjen e tyre, gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit.
Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Plagosja e dyfishtë në Tiranë policia arreston dy, 4 në kërkim
Policia ka arrestuar dy të rinj pas plagosjes së dyfishtë mesnatën e kaluar në rrugën “Sabaudin Gabrani”, pranë Misto Mames.
Në prangat e policisë janë vënë Jurgen Shakri 25 vjeç dhe Xhenis Vrapi 27 vjeç, të dy banues në Tiranë, ndërsa në kërkim janë shpallur 4 të tjerë. Të arrestuarit akuzohen për moskallëzim krimi, ku mbetën të plagosur Xh.V., 25 vjeç dhe J.G., 27 vjeç, gjatë një sherri të momentit me F.F 25 vjeç dhe E.F, 25 vjeç.
Ata janë konfliktuar për shkak se njëri prej të rinjve nuk ka hapur rrugën me makinë, gjë ka sjellë përdorimin e armëve të zjarrit.
Policia: Ja si ndodhi konflikti me armë
Në datë 11.07.2017, rreth orës 23:29, në numrin e Emergjencave 112 u njoftua për 2 shtetas të plagosur me armë zjarri në rrugën "Sabaudin Gabrani".
Në vendin e ngjarjes shkuan disa shërbime policore, të cilat kryen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes.
Nga veprimet e kryera ka rezultuar se shtetasit F.F. 25 vjeç dhe E.F. 25 vjeç, duke udhëtuar me mjetin tip "Wolksvagen Golf", janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasit M.Gj., 25 vjeç dhe Xh.V., 25 vjeç.
Konflikti ka percipituar deri në përdorimin e armëve të zjarrit ndërmjet tyre. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën shtetasit Xh.V., 25 vjeç dhe dhe J.G., 27 vjeç.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 gëzhoja, 4 automjete të përdorura nga autorët dhe 2 telefona.
Shërbimet e policisë kanë arrestuar shtetasit:
- Jurgen Shakri 25 vjeç banues në Tiranë
- Xhenis Vrapi 27 vjeç, banues në Tiranë
për veprën penale " Moskallëzim i krimit" , parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
Vazhdon puna për gjetjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 4 personave të shpallur në kërkim.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com