​Tiranë, ja si e shpërndante
kokainën me biçikletë 25 vjeçari

Një 25-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia, pasi është kapur duke shpërndarë kokainë me biçikletë nëpër Tiranë.

Kataldo Mulaj, banues në Tiranë u kap në rrugën “Artan Lenja”, ku gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe 2 doza kokainë.

Sipas policisë, Mulaj merrte porosi për shitje të kokainë me telefon, dhe më pas e shpërndante atë me biçiklet që ti shpëtonte kontrollit të policisë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia gjeti edhe 13 gramë të tjera kokainë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
- 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Kokainë, me peshë totale, 13 gramë
- 2 aparate telefonik
- Vlera monetare prej 128 900 Lekë të rinj dhe 200 Euro (të cilat dyshohet të jenë burim fitimi nga shitja e lëndës narkotike)
- 1 biçiklet

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”


kokaine tirane
(Momenti iarrestimit të 25 vjeçarit)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Kontrata që i shkaktoi humbjen e madhe, në Spanjë zbulojnë pse erdhi divorci i papritur i Pep Guardiolës

Kontrata që i shkaktoi humbjen e madhe, në Spanjë zbulojnë pse erdhi divorci i papritur i Pep Guardiolës