​Tiranë, plagosi 42-vjeçarin, pas
kontrollit autorit i gjendet drogë

Në prangat e bluve të Tiranës ka rënë shtetasi Azgan Cengu, pasi ka plagosur me mjete prerëse pas një sherri për motive të dobëta, 42-vjeçarinn B. H., në zonën mbrapa Pallatit të Kulturës.
 
Pas arrestimit policia i ka gjetur 27-vjeçarit Cengu edhe 295.35 gramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, nga të cilat një pjesë ju gjet gjatë kontrollit fizik dhe pjesa tjetër pas kontrollit në banesën e autorit.
 
Mbi 27-vjeçarin Azgan Cengu rëndojnë akuzat "Plagosje e lehtë me dashje" dhe "Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike".

droga gjetur autorit
Droga e sekuestruar në shtëpinë e autorit
 
Njoftimi i Policisë Tiranë
Tiranë.
 
Plagos me mjet prerës 42 vjeçarin.
 
Policia arreston autorin.
 
Gjatë kontrollit të ushtruar fizik dhe në banesë i gjenden dhe lëndë narkotike.
 
Shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit :
 
- Azgan Cengu, 27 vjeç, banues në Tiranë.
 
Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur pasi ky shtetas mbrapa Pallatit të Kulturës ka goditur me mjete prerëse për motive të dobëta shtetasin B.H., 42 vjeç.
 
Sekuestrohet në total në cilësinë e provës materiale 295.35 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, prej të cilës 13.25 gramë iu gjet gjatë kontrollit fizik të ushtruar dhe 282.10 gramë gjatë kontrollit të ushtruar në banesë.
 
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje" dhe "Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike", parashikuar nga nenet 89 dhe 283/1 të Kodit Penal.

droga e gjetur autorit
Droga e sekuestruar në shtëpinë e autorit

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Tritol hotelit në Theth,  ja kush janë pronarët (EMRAT)

Shkodër/ Tritol hotelit në Theth, ja kush janë pronarët (EMRAT)