​Tjetër bllokim i opozitës për
zgjedhjet. PD e PR bojkot KZAZ

​Tjetër bllokim i opozitës për<br />zgjedhjet. PD e PR bojkot KZAZ
TIRANE-Administrimi i procesit zgjedhor pritet të futet në një tjetër skenar bllokimi nga opozita.

Përveç vendimit për mosregjistrimin e partive politike në KQZ për zgjedhjet parlamentare, dy partitë e opozitës me të drejtë anëtarësh në komisionet zonale të administrimit të zgjedhjeve nuk kanë dërguar në KQZ propozimet e tyre sipas parashikimeve ligjore.

Burime konfidenciale i thanë REPORT TV se PS e LSI në përputhje me Kodin Zgjedhor kanë depozituar në KQZ propozimet e tyre për KZAZ ndërsa opozita, përkatësisht PD e PR me të drejtë anëtarësh në KZAZ nuk e kanë hedhur këtë hap.

Në bazë të Kodit Zgjedhor në nenin 28 të tij thuhet se vendimi për ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor merret nga KQZ-ja jo më vonë se 90 ditë para datës së zgjedhjeve, çka do të thotë se në rastin konkret më vonë se data 19 mars, ndërsa partitë politike propozojnë kandidaturat përkatëse për anëtar të KZAZ-së jo më vonë se 15 ditë para afatit të parashikuar në pikën 1 të këtij neni, çka do të thotë jo më vonë se data 5 mars.

Burime për REPORT TV konfirmojnë se pranë KQZ kanë depozituar propozimet e tyre për KZAZ para datës 5 mars PS dhe LSI, dhe jo PD e PR. Kjo do të thotë që në këto kushte ky institucion të përgatitet t'u dërgojë këtyre dy subjekteve një kërkesë për të sjellë propozimet brenda datë 19 mars kur është afati maksimal kur KQZ duhet të marrë vendim për regjistrimin e propozimeve të tyre për komisionet zonale të administrimit të zgjedhjeve.

Në një prononcim për mediat kreu republikan tha se për procedurat e administrimit të zgjedhjeve po shihen hapësirat ligjore por konfirmoi se opozita nuk mund të shkojë në zgjedhje pa qeveri teknike duke deklaruar se PR nuk do të regjistrohet në KQZ në kushtet aktuale politike.
"Të gjitha afatet dhe proceset zgjedhore kanë të bëjnë me zgjedhjet e lira e të ndershme. Pa dyshim që opozita do të konsultojë edhe nga pikëpamja juridike gjithë veprimin e saj sepse ne jemi për rregullat e shtetit ligjor, por në radhë të parë duhet të qartësojmë qëllimin tonë, që janë zgjedhjet e lira e të ndershme”, tha Mediu.

Ndërkaq partitë e koalicionit opozitar kanë vendosur të mos regjistrohen si subjekte politike në zgjedhjet parlamentare pa siguruar kushtin e tyre për qeveri teknike.

Edhe partia Agrare Ambientaliste e cila ishte regjistruar në KQZ si subjekt me datën 2 shkuar ka vendosur të bëjë cregjistrimine saj. Këtë e konfirmon kreu i kësaj force politike Agron Duka.
Tërheqim regjistrimin nga KQZ vullnetarisht derisa të të sigurohet ajo që u vendos në atë tryezë opozitare, qeveria gjithëpërfshirëse, apo qeveria teknike”.

Për aleatin tjetër të opozitës, Dashamir Shehi vendimi është legjitim. E kjo bëhet për të kthyer demokracinë tek qytetarët, tha Shehi.
 "Edhe po u shtynë zgjedhjet nuk është ndonjë hata e madhe, fundi i botës do të ndodhi me shqiptarët nqs këtë lloj bufatorie politike që quhen zgjedhje me këtë lloj pushteti i cili vjen me 1 mijë mënyra por që nuk ka të bëjë me demokracinë”.

Një ditë më parë në tryezën e koalicionit opozitar është vendosur që partitë e opozitës të mos regjistrohen në KQZ si subjekte. Disa parati të djathta të cilat kishin depozituar kërkesë për regjistrim do ta tërheqin kërkesën e tyre ndërsa PAA që ishte regjistruar do të cregjistrohet. Ndërkaq në kqz janë regjistruar si subjekte partia Libra,  partia Kristian Demokrate, partia Fronti i Majtë dhe Partia e Gjelbër.

partia agrare ambientaliste kqz
Kerkesa e PAA per çregjistrim ne KQZ


(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg