Vijon puna e policisë, në bashkëpunim dhe koordinim me Nuklin e kufirit detar të Guardia di Finanza, për luftën kundër trafiqeve të paligjshme.

Ditën e sotme është ndërmarrë një kontroll në hapësirën detare Velipojë-Ksamil, si dhe në grykë derdhjet e lumenjve, me kontrolle të përbashkëta nga Policia Kufitare Shkodër, Durrës e Vlorë, Delta Forcë, D.V.P e Nukli Detar i GdF.

Policia bën një shkëmbimi  informacioni në kohë reale me Policinë italiane dhe Guardia di Finanza, në koordinim të plotë me zyrën Ndërlidhëse të Policisë së Shtetit në Bari.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com