Temperaturat e larta kanë rritur edhe numrin e personave që janë prekur nga infeksionet dhe virozat gjatë muajve të verës.
Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr 3 në Tiranë, Bruna Shiroka, veçon fëmijët, të sëmurët kronikë dhe moshat e treta si kategoritë më të prekura nga këto viroza të stinës.
“Pacentë të të gjithë grup-moshave, paraqiten pranë mjekut me shenja, dobësi të përgjithshme trupore, të vjella, heqje barku, dhimbje koke. Më rëndë simptomat paraqiten te fëmijët, ku edhe menaxhimi i situatës është më i vështirë. Është gjithashtu vështirë situata edhe tek të moshuarit” u shpreh mjekja Shiroka.
Mjekja Shiroka tha se gjatë verës duhet treguar kujdes i veçantë me higjenën dhe konsumin e ushqimit.
“Shmangjia e qëndrimit në diell, përdorimi i lëngjeve, si dhe këshillohet përdorimi i ushqimeve të freskëta të sapo gatuara jo të konservuara, dhe ruajtja e tyre në vende të pastra dhe të freskëta duke shmangur infeksionet që për fat të mirë kanë qenë në nivel më të ulët se vitet e kaluara”, tha Shiroka.
Pas ditës së premte meteorologët kanë njoftuar për një ulje të temperaturave në vend. Megjithatë qytetarët duhet t’i drejtohen shërbimit mjekësor për të marrë mjekimin e duhur në rast komplikacioni nga temperaturat e larta.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO