Ndeshja e boksit mes Mayweather dhe McGregor nguli para ekraneve me miliona fansa të dy boksierëve, duke u organizuar madje edhe në grupe në salla të mëdha për ta ndjekur atë.

Një sallë të tillë ishte edhe në një kinema në Bury të Anglisë ku ndodhi e papritura.

Ndërsa në sfond Mayweather luftonte me McGregor fansat e tyre nisën një përleshje masive në sallë.

Sipas dësmitarëve, më shumë se 30 persona u përleshën mes tyre, ndërsa forcat e sigurisë prezente nuk mundën t’i ndalonin për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve,  por  gjithçka u qetësua pas ndërhyrjes së policisë.