TIRANE-Shkak i vdekjes së Blerta Pepës është një sëmundje e quajtur “Hipertermi Malinje”, që prek pacientë gjatë injektimit të anestezisë.
Kështu shprehet kreu i shoqatës së Anestezi-Reanimacionit Tritan Shehu në një intervistë për Report TV.
Ai thotë se kjo sëmundje sjell temperaturë të lartë dhe shumica e pacientëve humbin jetën nëse preken.
“Kemi të bëjmë me një ndërlikim shumë të rrallë, shumë të rëndë më anestezi, që ndodh një herë në disa mijëra kirurgjikale dhe që quhet hipertermi malinje dhe nuk kemi të bëjmë aspak me probleme që kanë të bëjnë me dozën e anestezisë, por me një gjendje predispozicioni gjenetik të vajzës e cila kishte predispozicion të pakuptuar, të pa dalluar që nuk jep asnjë shqetësim në jetën e përditshme por që në kontakt me lëndën anestezike shpërthen sasira kolosale të energjisë hipertemike duke bërë që temperatura e vajzës të shkojë mbi 43 gradë duke dhënë në këtë mënyrë vdekjen e sistemit nervorë i cili është më i ndjeshëm ndaj temperaturave kaq të larta dhe i padominueshme nga terapitë që u aplikuan”, shprehet Shehu për Report Tv.
Sipas Tritan Shehut nuk ka lidhje masa e anastezisë që ka vendosur mjeku anestezist Tefik Zhurda. Ai thotë se kjo sëmundje prek 1 në 20 mijë persona.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO