​Vettingu, demokratët duan jashtë
gare, Ina Ramën, Çomon e Shtyllën

​Vettingu, demokratët duan jashtë<br />gare, Ina Ramën, Çomon e Shtyllën
TIRANE-Demokratët këmbëngulin në largimin nga gara për Komisionet e Vettingut të Ina Ramës, Sokol Çomos dhe Albana Shtyllës.

Këto sipas tyre janë të kandidatëve të lidhur me PS-në. Madje të përfshirë në garën për Vettingun me urdhër të kryetarit të kësaj force.

Produkti që do të votojë treshja e maxhorancës është Albana Shtylla, anëtare e KQZ e propozuar nga PS, mbajeni end do të jetë fituese. Ina Rama prokurore politike, njeri i afërt i Edi Ramës dhe e PS që nuk le vend sa hapet një konkurs pa e futur si fanti spathi, aq e madhë është dashuria e Edi Ramës për Ina Ramën. Dhe Sokol Çomo, ish-zëvëndësministër i PS”, tha Noka.

Është shumë e rëndësishme që të zgjidhen anëtarë të Komisionit njerëz që nuk janë as tonët as tuajit” iu drejtua Halimi kolegëve socialistë.

Debati u zhvillua në komisionin e posaçëm me 6 anëtarë që do të përzgjedhë trupën e Kolegjit të Apelimit. Për këtë Kolegj, finalistë janë 34 juristë ndër të cilët dhe ish kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Becaj, ish kryeprokurorja Ina Rama, ish anëtarja e KQZ, Albana Shtylla dhe ish zv ministri Sokol Çomo.
Kandidatë të cilëve iu desh të përballeshin me akuzat e ligjvënësve si të politizuar.

Teksa po shqyrtohen kandidaturat për në këtë Kolegj, deputeti i Partisë Demokratike, Falmur Noka akuzon Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama se me kandidatët e paraqitur kërkon që të kapë sistemin e drejtësisë.

Ky proçes jetik për drejtësinë pa nisur mirë u përçudnua nga PS e Rama. 99 % e kandidatëve janë në nivel mjeranë për të kaluar në sitë. Edi Rama nëpërmjet Avokatit të Popullit ka paracaktuar gjithçka. Treshja e paracaktuar nga mazhoranca, Albana Shtylla, Ina Rama dhe Sokol Çomo” u shpreh Noka.

Ndërkaq edhe gjatë raportimit të Albana Shtyllës ka pasur debate mes deputetëve dhe kandidates, teksa Noka i ka kërkuar asaj që të tërhiqet edhe nga gara. Për Kolegjin e Apelimit janë në garë 34 kandidatë, nga të cilët do të përzgjidhen 7 prej tyre.

Dëgjesa e Ina Ramës
Anëtarët e PD në komision ad hoc për Vettingun, Flamur Noka e Eduard Halimi kanë ngacmuar Ina Ramën, ish-Prokurore e Përgjithshme mbi kandidimin e saj për anëtare e Kolegjit të Apelimit, strukturë e Vettingut.

Ina Rama: Nuk kam asnjë lidhje me politikën

Noka: E gjithe karriera juaj ka qenë në drejtesi. Keni mjaft akuza politikë gjatë kësaj kohe. E shihni veten se mund të bëni drejtësinë e re kur vini nga ajo që Rama e quan drejtësia e vjetër

Vasilika Hysi: Mos i fusni kandidatët në politike, jemi ne në fushatë, por jo ata

Ina Rama: Nuk mendoj se sistemi i drejtësisë është një gjë e kalbur. Unë ndjehem pjesë e pjesës së shëndetshme. Pa shtigje të tjera, unë e shoh veten vetëm në sistemin e drejtësisë. Në këtë formë ose si gjyqtare

Halimi: Kur vendose që të kandidosh e mendove se do marrësh votën e ndonjërit nga në djathtas?

Ina Rama: Po

Halimi: Thashe mos ke kapur ndonjërin nga ne

Ina Rama: Jo nuk kam kapur asnjë. Gjatë kohës sime, duhet të kem kërkuar shkarkimin e 7 prokurorëve që janë rikthyer më pas nga gjykatat në punë. Kjo ka qenë beteja ime

Halimi: Kur isha ministër, unë kërkoja shkarkim prokurorësh, ti nuk i shkarkoje. Të kam dhënë votën kur u bëre kryeprokurore. Ta kam dhënë një herë një mundësi

Noka: Je ti pjesë e kalbur, apo jo?

Ina Rama: Jo nuk jam e kalbura

Noka: Nuk të paska prekur krimbi

Ina Rama: Jo nuk më ka prekur

Debati me Albana Shtylla
Albana Shtylla: Ju faleminderit për këtë seancë dëgjimore. Vetë eksperienca ime profesionale meriton duke lënë mënjanë modestinë, prej 25 vitesh eksperience meriton një kurorëzim në këto poste të drejtësisë. E konsideroj një sfidë për të qenë pjesë e këtyre organeve për të suhtruar sipas ligjit komeptencat e këtyre organeve.  E quaj këtë dhe sfidë për mua sepse gjatë jetës sime profesionale më kanë pëlqyer sfidat, e kosnideroj si sfidë për të qenë pjesë e këtyre garave.
Reformimi i institucioneve të drejtësisë, kjo pastaj është sfidë për të gjithë. Në krye të detyrës sime funksionale nuk kam ndikuar mbi shërbimet për të pasur qëndrime politike por vetëm teknike, kam ushtruar besoj detyrën 3 vjet në KLD sipas Kushtetutës

Halimi: Po Edi Rama të ka propozuar prapë

Albana Shtylla: Absolutisht jo

Halimi: Po anëtarët e KQZ që braktisën detyrën në kQZ ishin kamikazë politikë. Po dakort, a është profesioniste me integritet profesional? Po është, ka punuar në ministri si në kohën e PD dhe në atë të PS.

Te merkuren votimi
Të mërkurën deputetë pritet të kryejnë votomin me elekronikë për 27 anëtarët e komisionit të Vettingut dhe Kolegjit të Apelimit.
27 emrat do të votohen në bllok në një seancë tjetër të jashtëzakonshme plenare.

Sipas ligjit të Vettingut lista duhet të sigurojë 84 vota, në të kundërt procesi hapet nga e para.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik