IRAK - Deri tani jemi mësuar me videot makabër që publikon ISIS, ku tregohen aktet barbare të tyre. Por tashmë, militantët e ISIS po filmojnë veten edhe gjatë luftimeve.
 
Një video e publikuar në “LiveLeak”, tregon momentin e vrasjes së një militanti të ISIS. Terroristi kishte vendosur një kamera në kokë, në momentin kur u qëlluar për vdekje gjatë luftimit me ushtrinë në Irak.
 
Gjatë videos, një nga luftëtarët e ISIS dëgjohet duke thirrur “Allahu Akbar’ (Zoti është i madhërishëm”.