Shikoni se çfarë ndodh nëse nuk vendosni rripin e sigurimit kur udhëtoni me makinë.
 
Në video do të shikoni se si duken njerëzit kur përfshihen në aksidente dhe nuk kanë vendosur rripin e sigurimit I cili është një siguri e madhe për jetën e njeriut gjatë udhëtimit.
 
Pamjet tregojnë momentin kur automjeti goditet me një pengesë dhe personi në sediljen e parë përplaset me xhamin, ndërsa tjetri që ndodhet pas tij vjen para duke u përplasur me sediljen.
 
Edhe pse ekziston “airbag” për personat që ulen në vendet e para, përsëri dëmet nuk mund të shmangen dhe rripi I sigurimit ul mundësitë për dëmtime.