​VIDEO / "Tirana Sessions", 8 artistë,
8 këngë,8 atraksione nga Tirana

​VIDEO / 8 këngë,8 atraksione nga Tirana">
Muzika dhe arti janë format më të mira me të cilat mund të ketë afërsi dhe komunikim ndërmjet njerëzve.

Tetë artistët më të mirë shqiptarë nga të gjitha trevat, kanë zgjedhur një mënyrë unike për të prezantuar tetë vendet më të bukura dhe më atraktive të kryeqytetit shqiptar.

Përmes tingujve të kitarës akustike dhe fuqisë magjike të vibracioneve të zërit të tyre, Alban Nimani, Eneda Tarifaj, Beatrix Ramosaj, Bojken Lako, Alban Ramosaj, Kamela Islamaj, Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha, do të përçojnë tek publiku emocionet dhe magjinë që përjeton çdokush që  viziton Tiranën, i cili është transformuar në një qytet Europian, ku moderniteti ndërthuret në harmoni të plotë me të kaluarën.

Pazari i ri, Sheshi “Skënderbej”, Kulla e Sahatit, janë vetëm disa prej vendeve të cilat përfaqësojnë vizionin e Tiranës së sotme e orientuar drejt zhvillimit  dhe respektit për ruajtjen e identitetit.

“Muzika ka fuqinë të na bashkojë e të sjellë ndryshim. "Tirana Sessions" është një lëvizje promovuese me të cilën këngëtarë të ndryshëm lidhin këngën dhe artin e tyre me disa nga hapësirat më interesante të qytetit tonë. Shih një grimcë dhe regjistrohu në kanalin e tyre në youtube për të gjitha videot”, shkruan Veliaj në Facebook.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)