Pamje të tmerrshme janë shfaqur nga një vrasës, i cili largon vajzën e vogël nga rruga, teksa bëhet gati të godasë një objektiv në një kafene. Burri i armatosur është kapur pasi ka kryer vrasjen në restorant, në Maracaibo të Venezuelës. 

Para se të ndodhte krimi, një vajzë po shikonte duke qarë, ndërsa vrasësi e ka tërhequr atë jashtë dhomës, pastaj ka shkrepur armën. 

Sulmuesi mbante një kapak bejsbolli dhe syze dielli, ndërsa e kap vogëlushen nga krahu dhe e largon, duke u kthyer me shpejtësi drejt objektivit të tij, 34-vjeçarit Climaco Segundo Uriana. 34-vjeçari u ekzekutua me katër plumba, duke mbetur i vdekur në vend.