​Vlorë, makina përplaset me
motorin,plagoset shoferi motorit

​Vlorë, makina përplaset me<br />motorin,plagoset shoferi motorit
VLORË- Një aksident ka ndodhur ditën e  sotme në aksin rrugorë Vlorë-Llogara, në dalje të Orikumit, ku një makinë është përplasur me një motor.

Sipas policisë, mjeti tip “Ford-Fokus”, me drejtues një 57 vjeçar me inicialet I.I, është përplasur me një motor tip “Liberty”, me drejtues personin me inicialet M.M.

Si pasojë e aksidentit u dëmtua drejtuesi i motorit, i cili u dërgua në Spinalin Rajonal të Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit Ford, për në Komisariat si edhe po punon për zbardhjen e plot të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:
Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 25.08.2017, rreth orës 12:20, Salla Operative Vlorë njoftohet se në aksin rrugor Vlorë-Llogara, në dalje të Orikumit, janë përplasur dy mjete.
Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti tip ''Ford-Fokus'', me drejtues shtetasin I.I., 57 vjeç, është përplasur me një motorr tip ''Liberty'', me drejtues shtetasin M.M..
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorrit dhe po transportohet me ambulancë në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit Ford, për në Komisariat si edhe po punon për zbardhjen e plot të rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin