​VV: Kushtetuesja vendosi të
institucionalizohet kriza në Kosovë

Vetëvendosje ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të lëshuar tri vite më parë, duke e quajtur skandaloz dhe i cili po vazhdon të lërë pasoja tragjike për Kosovën.

Sipas VV-së, aktgjykimi KO119/14 vendosi që në Kosovë të institucionalizohet kriza.

“Kushtetuta shkruan se e drejta për propozim të Kryetarit të Kuvendit i takon ”grupit më të madh parlamentar” dhe kjo në të gjitha vendet me demokraci parlamentare interpretohet si e drejtë e atij grupi që ka me vete shumicën e mjaftueshme për ta zgjedhur Kryetarin. Pra nëse nuk e ka njëri grup, kalohet te grupi tjetër për të parë se a e ka atë shumicë.

Mirëpo Gjykata Kushtetuese vendosi ta lexojë Kushtetutën në mënyrë perverse, duke u shprehur se kjo e drejtë i takon vetëm subjektit më të madh të regjistruar në KQZ. Pra, jo më Kuvendi e Grupi Parlamentar, por KQZ-ja dhe Subjekti Politik na u bënë kategori kushtetuese dhe faktorë për zgjidhjen e Kryetarit të Kuvendit.

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese u ndërmorr në një periudhë kur vendi ishte fare pranë çlirimit prej kapjes së shtetit nga ana e PDK-së. Dhe siç po shihet, edhe tre vjet më vonë, ky vendim është kryekëput instrument në dorë të PDK-së, e cila për pushtet është gati edhe ta shkatërrojë shtetin që e ka kapur dhe e ka bllokuar”
, thuhet në një postim të Vetëvendosjes. 

VV thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë një vendim i padrejtë, i marrë prej Gjyqtarësh të anshëm, të cilët madje pikërisht gjatë mbledhjeve për të marrë atë vendim i zhdukën shënimet e mbajtura gjatë hartimit të Kushtetutës, pikërisht sepse në ato shënime shpjegohej saktë e qartë se si e rregullon Kushtetuta këtë çështje.

“Shënimet u gjetën vetëm disa muaj më vonë, gjë që tregon edhe mungesën e mentalitetit shtetformues të kapësve të shtetit dhe të përfaqësuesve të tyre në Gjykatë Kushtetuese. Në qeverinë e Lëvizjes Vetëvendosje gjykatat do të çlirohen nga kapja, dhe aktvendime të tilla që janë të padrejta dhe që e bllokojnë përparimin në Kosovë, nuk do të ketë më”, thuhet në komunikatë./KosovaPress

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Siguria në shkolla, ajo rrugore dhe kibernetike, Proda pret nxënësit në Policinë e Shtetit: Mundësi e artë për maturantët te Akademia e Sigurisë

Siguria në shkolla, ajo rrugore dhe kibernetike, Proda pret nxënësit në Policinë e Shtetit: Mundësi e artë për maturantët te Akademia e Sigurisë