Ish-gjykatësi i Kasacionit, Zef Brozi përshëndet mesazhin e Ambasadës Amerikane në Tiranë për Reformën në Drejtësi.

Sipas Brozit, vetëm të korruptuarit e të inkriminuarit duan të sabotojnë Vettingun dhe Reformën në Drejtësi, e në këtë rast duke përdorur dhe Gjykatën Kushtetuese. Brozi i bën thirrje gjyqtarëve të Kushtetueses të mos bëhen vegël e intrigave që bllokojnë këtë reformë të rëndësishme që e kërkon vetë SHBA.

“Vetëm te korruptuarit dhe te inkriminuarit duan ta sabotojnë Vetingun dhe Reformën në Drejtësi edhe duke përdorur me dinakëri përsëri Gjykatën Kushtetuese.

Faleminderit Amerikes, Bashkimit Europian dhe të gjithe atyre në Shqipëri që po përcjellin mesazhet se askush nuk do të mund ta pengojë Vetingun dhe Reformën në Drejtësi.
I bëj apel Gjykatës Kushtetuese që të mos bëhet vegël e këtyre intrigave kundër Vetingut dhe Reformës në Drejtësi”.

Reagimi i Brozit vjen pas deklarates së Ambasadës Amerikane në Tiranë që me anë të një deklarate për shtyp i kërkon Gjykatës Kushtetuese që të procedojë në transparencë të plotë, lidhur me ankimimin antivetting.

(d.b/Shqiptarja.com)