Të paktën 32 punëtorë kanë vdekur , ndërsa 42 të tjerë u lënduan gjatë zjarrit një platformë nafte në Detin Kaspik .Këtë e kanë bërë të ditur autoritetet e të drejtave të punëtorëve në Azerbajxhan. Sipas tyre zjarri kishte shpërthyer për shkak të një erë të fortë që dëmtoi tubacionet e gazit. Ndërkohë nuk ka asnjë reagim mbi lajmin nga Kompania “SOCAR” .