Ambasadori gjerman në vendin tonë, Karl Bergner, tha se protestat e dhunshme nuk janë në përputhje me vlerat e BE-së. Qëndrimin, ambasadori e shprehu teksa u pyet për dhunën në protestat e fundit, para Kuvendit, apo edhe sulmin ndaj komisariatit numër 3. Deklarata u bë teksa ambasada gjermane përkujtoi në Kolonjë 83-vjetorin e Masakrës së Borovës.
"Çdo aktivitet nga shoqëria civile që është në përputhje me BE, dhe protestat e dhunshme qartazi nuk janë në përputhje me vlerat e BE. Kush duhet fajësuar për të është ende në diskutim. Protestat janë të mirëpritura sepse mbështesin vlerat e BE siç i shohim ne", tha ai.
Sa i përket masakrës 83 vite më parë Karl Bergner, u shpreh se ky është një moment i dhimbshëm pasi masakra u bë nga ushtria gjermane. Megjithatë ai shtoi se duhet të marrim mësime nga historia që ngjarje të tilla mos të përsëriten.
“Është një moment shumë i dhimbshëm për ambasadën gjermane sepse sot ne jemi këtu për të nderuar viktimat e masakrës gjermane që u bë nga ushtria gjermane në 6 korrik 1943. Është 83 vjetori nga momenti kur 107 burra, gra dhe fëmijë u vranë dhe kjo është e dhimbshme për mua pasi ndaj dhimbjem e popullsisë këtu, për familjet që jetojnë dhe që u prekën nga fakti se nuk mundën ti shohin gjyshërit, xhaxhallarët apo tezet e tyre, vëllezër që nuk u rritën etj.
Është e dhimshme edhe për mua si ambasador sepse kjo ka ndodhur në emër të popullit gjerman por këtu në këtë vend ne duam të shohim përpara, të kujtojmë emrat e atyre që u vranë por gjithashtu duhet të nxjerrim dhe mësime. Të përpiqemi të mësojmë si mund ta parandalojmë që historia të mos përsërisë veten. Në raste të tjera ne themi kurrë më, ndaj ky është rasti kur themi si ngjarje të tilla mos përsëriten më dhe kjo arrihet duke vendosur rregulla si toleranca, të drejtat e njeriut, zbatimi i ligjit, dhe këto janë vlerat e Europiane”, tha ai.
Ambasadori Karl Bergner shtoi gjithashtu se Gjermania mbështet Shqipërinë drejt rrugës për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
“Ndaj ne mbështesim dhe jemi të lumtur që populli shqiptar është në linjë me këto parime dhe e mbështesim procesin e integrimit sidomos në pjesën teknike por duhet të vlerësojmë edhe ata që zbatojnë vlerat e Europës në përditshmëri, por edhe ata që qëndrojnë për të kërkuar zbatimin e ligjit, mbrojtjen e natyrës dhe çështje të tjera që lidhen me procesin e integrimit.
Do doja të thoja që ky është një momemt që duhet të shërbejë për të mësuar nga e shkuara, për të memorizuar, për të nderuar viktimat dhe mdarë dhimbjen me familjet dhe për të parë përpara”, theksoi ambasadori.
83 vite më parë, në fshatin Borovë të Kolonjës, historia shqiptare do të përjetonte një nga faqet më të zeza të saj. Një divizion gjerman kreu një nga masakrat më të rënda ndaj popullsisë civile, duke djegur fshatin dhe vrarë 107 banorë të pafajshëm, mes tyre shumë gra e fëmijë.
Viktimat e masakrës janë nderuar me titullin “Dëshmorë të Atdheut”. Çdo 6 korrik, familjarë, qytetarë dhe përfaqësues shtetërorë mblidhen në Borovë për të përkujtuar jo vetëm masakrën, por edhe qëndresën dhe sakrificën e atyre që nuk jetojnë më.
Komente











Asgja nuk keni mesuar nga e kaluarja. Jeni mbeshtetsit e pare te izraelit qe ushtron genocid ne Gaza
Përgjigju