Shqipëria u vizitua nga 8.5 milionë vizitorë të huaj deri në gusht! Rama: Viti turistik ende vijon nga veriu në jug

Shqipëria u vizitua nga 8.5 milionë vizitorë të huaj deri në gusht! Rama: Viti turistik ende vijon nga veriu në jug

Tirane- Janë 8.5 milionë vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë nga janari deri në gusht të këtij viti, ose 1.3 milionë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur numri i vizitorëve ishte 7.2 milionë.

Statistikat mbi turizmin u ndanë në profilin e facebook të kryeministrit Edi Rama. Vizitorët e huaj pëfaqësojnë larmishmëri vendesh të origjinës, por gjithmonë e më të shumtë janë edhe turistët nga vendet e largëta dhe jo tipike si Meksika, Brazili, Kanadaja, Zelanda e re dhe Australia, por edhe Azerbajxhani, Kina e Japonia.

“ Shifrat në rritje përkthehen edhe në një super-promovim për Shqipërinë, ndërsa viti turistik ende vijon me grupe të tëra që shijojnë atraksionet nga veriu në jug, nga Alpet deri në sitet e kulturës'  shkruan Rama.

Ndërkohë viti turistik ende vijon me grupe të tëra që shijojnë atraksionet nga veriu në jug, nga alpet deri në sitet e kulturës, kalatë historike e qytetet UNESCO, pa harruar ushqimin fantastik që s’ka të krahasuar dhe mikpritjen shqiptare të hotelierëve që na bën krenarë

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bledi: 14/09/2024 22:56

    jo 8 po 80 milion turiste kemi patur...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën