Rreth 8 500 mësues janë punësuar këtë vit në Gjermani për t’iu mësuar gjermanishten të rinjve refugjatë, një përpjekje që do të vazhdohet dhe vitin e ardhshëm përballë fluksit të vazhdueshëm të imigrantëve të rinj, bën me dije sot e përditshmja gjermane “Die Welt”.“Shkollat dhe administratat shkollore nuk janë përballur kurrë me një sfidë të tillë”, theksoi për “Die Welt” presidentja e KMK-së, konservatorja, Brunhild Kurth.
/Shqiptarja.com









