Vetëm gjatë këtij viti, në Shqipëri janë diagnositkuar me virusin HIV 87 persona duke e çuar në total numrin e të prekurve, në 870. Sipas ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, gjithsej ka 40 fëmijë të prekur nga ky virus. Në 22 vjet që nga shfaqja e rastit të parë të HIV në Shqipëri, kanë gjetur vdekjen 161 persona nga ky virus, ndërsa 9, vetëm vitin e fundit. Numrin më të madh të viktimave e zënë meshkujt. Nëse një dekadë më parë rastet më të shuma me HIV ishin të importuar nga jashtë, vitet e fundi ky raport është përmbysur dhe HIV qarkullon në vendin tone, shprehen ekspertët e shëndetit.
/Shqiptarja.com




