9 fëmijë iu vdiqën, kërkuan me ngulm një djalë/ Historia e trishtë e binjakëve në familjen Dedja, sot kërkojnë të hapin varrin e 10-të

Gjithcka nisi në vitin 1970, kur cifti Bajram dhe Hame Dedja, prindërit e katër vajzave, sollën në jetë binjakët Bajmirë dhe Majlinda dhe për shkak të kushteve të vështira ekonomike u detyruan që vajzën ta dërgojnë në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, vendim i cili pason dramën. Edhe pse kanë kaluar 50 vite, motra e saj Lirie Koni, ka ende shpresë se mund të mbërrijë në gjurmët e saj.

Prindërit vendosën që motrën ta linin në spital, pasi nuk ishin dhe shumë mirë nga gjëndja ekonomike, kështu mjekët e dërguan në shtëpinë e fëmijës në Shkodër. Prindërit  shkuan 3-4 herë  ta takonin, ndërsa herën e fundit nuk u lejuan më që ta shikonin më Majlindën

Liria shprehet se edhe për shkak të sistemit, prindërit u mashtruan, pasi ata donin ta linin vetëm për pak kohë vajzën në jetimore dhe më pas do e sillnin në familje. Dhe drama në këtë familje pason me letrën që postieri dorëzon tek Bajrami. Një telegram që vinte nga institucioni dhe shkruhej se vajza kishte ndërruar jetë.

 Kohë më pas, një postier sjell një telegram dhe i tregoi babait që vajza kishte vdekur dhe e pyet nëse familja ishte dakort ta varrosnin në Shkodër. Babai im me sa duket e besoi dhe ra dakort të bëhej varrimi atje. Gjyshja i bërtiti duke kërkuar që mes nëntë varreve të hapnin dhe varrin e fëmijës së dhjetë

Që nga ajo kohë familjarët pretendonin se vajza kishte ndërruar jetë. Por pas viteve 2000 një dritë jeshile duket se u ndezë, ku një letër e dytë mbërrin në familjen Dedja.

Pas viteve 2000, na vjenë në shtëpi një letër,ku një vajzë na tregonte se ishte nga  Lezha dhe ishte e birësuar. Emrin e kishte Majlinda, ndërsa prindërit birësues ia kishin vendosur Suela. Ne besojmë së motrën e kemi gjallë, ndaj e kërkojmë

Cifti Dedja, pasi humben Majlindën u bënë edhe me një tjetër djalë. Sot pas afro 50-vitesh, janë katër motrat dhe dy vëllezërit, ku njëri prej tyre është dhe binjaku i Majlindës, të cilët kërkojnë të mësojnë për fatin e saj.

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen