TIRANE - Dhënia e lejes nga Bashkia e Tiranës për ndërtimin e një Pallati 9-katësh në mes të Shtëpisë së Fëmijës "Zyber Hallulli" dhe Shkollës së Gjuhëve të Huaja është kundërshtuar dhe është cilësuar “si leje ikjes” nga Artan Lame.
 
Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t. Në një dalje për mediat së bashku me këshilltarin e kryeministrit Edi Rama, Artan Shkreli, Lame u kërkoi qytetarëve që të linin mënjanë politikën dhe të shikonin me sytë e tyre se çfarë po i bën kryetari i Bashkisë këtij qyteti me lejet që po jep në prag të ikjes.

Në muajt e fundit të kësaj qeverisje të qytetit Bashkia e Tiranës me kryetarin e saj po japin lejet e ikjes. Do të konsideroja të gjitha ato që po ndodhin në kryeqytet këto ditë si leje ikjeje. Është një situatë e njëjtë me atë të muajve prill, maj, qershor të vitit 2013 kur qeveria “Berisha” në ikje dha të gjitha koncensionet e fundit, firmosi gjithçka ç’mund të bënte përpara ikjes. Të gjithë e shohim në Tiranë se çfarë lejesh janë dhënë në këtë periudhë disa-vjeçare dhe çfarë lejesh po dalin nga vrimat më të errëta të Bashkisë në këto ditë të fundit. Bashkia e Tiranës është përpjekur ta kthejë në çështje politike. Do t’i bëja thirrje çdo qytetari të këtij qyteti ta harrojë për një moment politikën dhe të shikojë në atë rrugë, në atë vend, mes dy institucioneve publike nëse; A ka vend për të përdorur politikën, a ka vend për të thënë a mund të ndërtohen pallate midis dy shkollave dhe pastaj flasim për politikë”, tha Lame.

artan lame artan shkreli

Ndërkohë ai theksoi se për këtë situatë pritet dhe reagimi i ministrive të Kulturës, Arsimit dhe asaj të Mirëqenies Sociale.

“Jam i bindur që Ministria e Kulturës do të ndërhyjë për të penalizuar këtë situatë në atë zonë atje sepse ka të bëjë me elemente që përfshihen në vendimin që mbron Qendrën e Tiranës. Jam i bindur se Ministria e Mirëqenies Sociale do të ndërhyjë në këtë situatë sepse kemi të bëjmë me Shtëpinë e Fëmijës, e cila është një nga institucionet sociale më të vjetra, më prestigjioze dhe më të rëndësishme të qytetit të Tiranës. Jam i bindur se Ministria e Arsimit do të ndërhyjë në këtë situatë sepse kemi të bëjmë me Shkollën e Gjuhëve të Huaja, një nga institucionet shkencore dhe arsimore më të rëndësishme për brezat e rinj të vendit”, theksoi Artan Lame në daljen e sotme për mediat.

Artan Shkreli theksoi “në këtë shesh ndërtimi midis Shkollës së Mesme të Gjuhëve të Huaja dhe Shtëpisë së Fëmijës, në këtë sipërfaqe kaq të vogël parashikohet 9+2 kate leja e Bashkisë së Tiranës. Nuk po flas për varrosjen që u bëhet këtyre institucioneve, dritës, ajrit dhe elementëve të tjerë mjedisorë të Shtëpisë së Fëmijës, të cilët nuk u thuhet dot “as ngrohuni në diell” tani, siç është ajo thënia: “tani shkoni ngrohuni në diell”, por këtu prishet dhe një aset i rëndësishëm i kryeqytetit. Dua tu bëj thirrje investitorëve, pronarëve, profesionistëve të sektorit që të mos tërhiqen nga hunda nga kryetari i Bashkisë me lojërat e tij okulte sepse kështu do të paguajnë një faturë dy dhe tre-fishe në raport me ligjin.”

“Doja të thkesoja dhe një herë para qyetarëve të Tiranës absurditetin e një vendimarrje të tillë. Në qoftë se qytetarët e Tiranës aspirojnë një vendimarrje të tillë në fushën urbanistike dhe në qoftëse qytetarëve të Tiranës u ka ardhur në majë të hundës me vendimmarrje të kësaj natyre ju ftojmë ta shohim dhe një herë sheshin e ndërtimit. Në këtë shesh ndërtimi midis Shkollës së Mesme të Gjuhëve të Huaja dhe Shtëpisë së Fëmijës, në këtë sipërfaqe kaq të vogël parashikohet 9+2 kate leja e Bashkisë së Tiranës. Nuk po flas për varrosjen që u bëhet këtyre institucioneve, dritës, ajrit dhe elementëve të tjerë mjedisorë të Shtëpisë së Fëmijës, të cilët nuk u thuhet dot “as ngrohuni në diell” tani, siç është ajo thënia: “tani shkoni ngrohuni në diell”, por këtu prishet dhe një aset i rëndësishëm i kryeqytetit.

Dua tu bëj thirrje investitorëve, pronarëve, profesionistëve të sektorit që të mos tërhiqen nga hunda nga kryetari i Bashkisë me lojërat e tij okulte sepse kështu do të paguajnë një faturë dy dhe tre-fishe në raport me ligjin.

Dua të theksoj se këto zona nuk janë lënë si rezervat gjuetie për zotin Basha apo shpurën e tij, por janë zona që presin nga Bashkia e Tiranës një rehabilitim dhe një restaurim, por kjo bashki nuk ka bërë qoftë edhe një restaurim të vetëm në trashëgiminë e kryeqytetit”, përfundoi Shkreli.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)