DURRËS - Pallati 9-katësh në bregdet në zonën e njohur si “Shkëmbi i Kavajës” në Durrës do të shembet me lëndë eksplozive.
 
Ky fakt është konfirmuar nga drejtuesit e Inspektoratit Urbanistik Kombëtar, të cilët në bashkëpunim me forcat e xhenios ka nisur punën për hapjen e pikave ku do të vendoset sasia e lëndë plasëse.
 
Hapja e vrimave ka filluar nga katet e sipërme, ndërkohë që forcat e xhenios vijojnë punën për çeljen e vrimave ku do vendoset lënda plasëse.
 
Objekti 9-katësh në pronësi të biznesmenit, Enver Shala, është ndërtuar pa leje, ndërsa pronari nuk posedon asnjë dokument pronësie as për truallin ku është ndërtuar pallati.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)