9 liqenet mahnitës për të kaluar një fundjavë të paharruar në Tiranë (FOTO)

Me ardhjen e pranverës, ditët me shi do t’i lënë vendin diellit, dhe çdo ditë e më shumë do të kemi dëshirën për të vizituar vende të ndryshme me gjelbërim e ajër të pastër për të kaluar kohën e lirë. Dhe në fakt, hapësira të tilla mund t’i gjejmë shumë pranë, dhe në praninë e miqve dhe familjarëve të mund të kalojmë disa orë të këndshme. Bashkia e Tiranës thekson se shumë zona të kryeqytetit janë kthyer në atraksione jo vetëm për vizitorët vendas por edhe për shumë turistë. "Pothuajse cdo vit, numri i turistëve në kryeqytet ka ardhur në rritje, ku për herë të parë 2019 shënoi numër më të madh të turistëve krahasuar me numrin e popullsisë së qytetit. A e dini se rreth Tiranës ka plot liqene mahnitës, të fshehur nëpër malet dhe kodrat e saj? Visit-tirana.com rendit 9 të tillë, duke u lënë të drejtën lexuesve të shtojnë në listë nëse ata njohin të tjerë" thotë bashkia.

Liqeni Artificial i Tiranës
Liqeni Artificial i Parkut të Madh në Tiranë është liqeni më njohur dhe frekuentuar për shkak të vendndodhjes së tij. Aktivitetet që mund të bëni këtu janë: vozije me varka, kanoeing dhe kayaking. Ju mund të merrni biçikletën dhe shëtisni rreth liqenit. Liqeni është ndërtuar me punë vullnetare në vitin 1955 duke shfrytëzuar disa prurje ujore të zonës. Pas shumë viteve harrese, bashkia thotë se ai u transfromua tërësisht gjatë këtyre pesë viteve në një oaz qetësie dhe një nga destinacionet kryesore për qytetarët

Liqeni i Farkës
Në zemër të fshatit Farkë ndodhet liqeni i bukur i Farkës. Ky liqen tani është i rrethuar me një pedonale moderne, ku njerëzit mund të ecin me kilometra rreth liqenit, dhe të shijojnë panoramën e qetë të tij. Mund të uleni në stolat e vendosura në anë të liqenit për t’u shlodhur dhe soditur pamjen.  Sipas bashkisë, Veliaj është zotuar që kjo zonë do të jetë një park i dytë i madh për Tiranën.

Liqeni i Bovillës (rezervuari)
Liqeni i Bovillës është ujëmbledhësi më i madh i rrethit të Tiranës. Ai furnizohet me ujë nga lumi Tërkuzë, i cili buron nga pjesa veriore e Malit me Gropa dhe ujërat e shirave të kodrave përreth. Liqeni rrethohet nga një kurorë malesh. Nga çdo lartësi e maleve rretheqark liqenit, mund të shijohet pamja spektakolare e peisazhit.

Liqeni i Kasharit
Liqeni i Kasharit ose Rezervuari i Kasharit ndodhet vetëm 5 km larg qendrës së Tiranës dhe mund të shkohet me makinë, me biçiklet ose me autobusë deri në qendrën e Kasharit. Zona përreth Kasharit është shumë e bukur me peisazh fantastik, ku shtëpitë me çastit e kuqe ndodhen rrëz kodrës. Liqeni i Kasharit dhe zona rreth tij është shpallur si Parku i Tretë i Tiranës nga Bashkia e Kryeqytetit.

Liqeni i Lepurit
Liqeni i Lepurit ndodhet në fshatin Shengjergj. Rrethuar nga pishat, malet dhe kodra ky liqen është të mahnit me ngjyrën e pastër e të gjelbër.

Liqeni i Pezëhelmesit
Liqeni i Pezëhelmes ndodhet në fshatin Pezëhelmes shumë pranë Tiranës. Ai është i rrethuar nga të gjitha anët me kodra që dikur kanë qenë të tarracuara. Për të shkuar deri atje merr rrugen e vjetër nga Tirana në Durrës (Ndroqit) dhe kthehesh në të majtë të saj pasi del tabela Pezëhelmes, pak përpara Pezës. Rruga është e mirë dhe të shpie deri tek liqeni. Pamja e tij është shumë e bukur dhe relaksuese. Rreth tij ka shtigje në të cilat mund të bëhen ecje.

Liqeni i fshatit Prush
Liqeni i fshatit Prush është një liqen artificial, i cili është pozicionuar në një ambient të rrethuar me kodra të pyllëzuara me pisha. Nuk është shumë i madh si liqen, por të ofron një pamje shumë relaksuese. Përreth liqenit mund të bëhet ecje në shtigjet që ka rrotull. Ndodhet shumë pranë qytetit dhe për të shkuar atje ndiqet rruga nga qendra në drejtim të Vaqarit. Rruga është shumë e mirë dhe mund të shkosh deri pranë liqenit.

Liqeni i fshatit Rov
Liqeni i fshatit Rov ndodhet midis Petrelës dhe Baldushkut, pikërisht buzë rrugës që i lidh këto dy zona. Rruga është kryesisht e mirë dhe mund të shkohet me makinë deri pranë liqenit. Buzë liqenit, mbi një nga kodrat që e rrethojnë atë shtrihet fshati Rov. Përreth tij mund të bëhet ecje në natyrë dhe në zonë ka një mori shtigjesh për t’u eksploruar. Është një destinacion ku dashamirësit e natyrës mund të gjejnë kënaqësi e paqe.

Fjolla Lake
Ndodhet në fshatin Pezë e Madhe. Rruga për te ky destinacion është deri në hyrje të fshatit Pezë, e asfaltuar dhe më pas devijon majtas kur vjen nga Tirana në një rrugë rurale, por të mirë deri tek liqeni. Liqeni ndodhet në një vend të rrethuar nga pothuaj të gjitha anët me kodra të lartësive të ndryshme. Rreth tij nuk ka asnjë ndërtim dhe banesë dhe kjo e bën që ujrat e tij të jenë të pastra dhe shumë të mira për t’u larë në sezonin e verës. Uji i tij mbetet përherë me një ngjyrë jeshile të qartë. Bimësia rreth liqenit është e dendur dhe natyrale. Në kodrat rreth tij mund të praktikohet sporti i ngjitjes. Pamja e liqenit nga lartësitë e kodrave është shumë e bukur.

d.ba./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet që Kuvendi të presë opinionin e Venecias përpara se të rivotojë Kodin Zgjedhor?

Komento

Komente

  • kashar: 14/04/2020 14:43

    Po me liqenin e Kasharit qe do ta kthente Lali Eri para 5 vitesh ne atraksion turistik cfare u be ?

    Përgjigju
  • Arturi: 12/03/2020 23:04

    Kodra shume te bukura por qe kane nevoje te pyllzohen,,,dhe te vendosen roje dhe tabela paralajmeruese,, malok qendro 500 m larg pemes....

    Përgjigju
    • bubi: 01/04/2020 09:43

      hahaha. Tabele tamom per Njerzit e Salehut.



×

Lajmi i fundit

John

Kërcënimi i Metës ndaj gazetarit Doçi, Yzeiri: Janë thirrje patetike të dëshpëruara të një njeriu që e ka humbur kontrollin, gjuhë e shthurur