Dita e 9 Majit i atribuohet formimit të Bashkimit Evropian nga 6 shtetet e para themeluese, Italia, Gjermania, Belgjika, Holanda, Luksemburgu dhe Franca. Formimi i BE ishte vizioni i ministrit të Jashtëm francez të kohës Robert Schuman.
Sot Shqipëria është vend kandidat për tu bërë pjesë e familjes së madhe evropiane, thënë kjo sot edhe nga kryeministri Edi Rama.
“MIRËMËNGJES
dhe në këtë Ditë të Europës, ku Shqipëria është më afër se kurrë familjes europiane, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.
Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka publikuar gjithashtu një mesazh në Ditën e Evropës për të nderuar të gjithë ata që ndërtuan familjen e bashkuar evropiane. Begaj shkruan se sot Shqipëria është më afër se kurrë integrimit.
"Sot ne festojmë Ditën e Evropës dhe nderojmë të gjithë ata që ndërtuan dhe bënë realitet projektin e Bashkimit Evropian, i cili ka në zemër paqen, sigurinë, demokracinë, begatinë, solidaritetin dhe lirinë.
Shqipëria është sot më afër se kurrë për të qenë pjesë e familjes evropiane, e gatshme për t’i shtuar projektit evropian energjinë dhe vlerat e saj!", shkruan Begaj.
Shqipëria po vijon negociatat për anëtarësim në Bashkimi Evropian që pas çeljes së tyre në vitin 2022, duke e konsideruar integrimin si një nga objektivat kryesore strategjike të vendit. Gjatë viteve të fundit, fokusi ka qenë te përmbushja e reformave të kërkuara nga BE, veçanërisht në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e institucioneve.
Lajmi në përditësim...

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka publikuar një mesazh në Ditën e Evropës për të nderuar të gjithë ata që ndërtuan familjen e bashkuar evropiane. Begaj shkruan se sot Shqipëria është më afër se kurrë integrimit.
Postimi i Bajram Begaj
Sot ne festojmë Ditën e Evropës dhe nderojmë të gjithë ata që ndërtuan dhe bënë realitet projektin e Bashkimit Evropian, i cili ka në zemër paqen, sigurinë, demokracinë, begatinë, solidaritetin dhe lirinë.
Shqipëria është sot më afër se kurrë për të qenë pjesë e familjes evropiane, e gatshme për t’i shtuar projektit evropian energjinë dhe vlerat e saj!
Komente










